Friday 27 February 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Mediumi italian e vlerëson “të kryer” transferimin e Zhegrovës tek Evertoni

Nga nëntoka e Trepçës nxjerrët një kristal madhështor

U mbajt punëtoria për procedurat pas-akredituese në Fakultetin e Shkencave Sociale

Natë e zjarrtë: Sonte finalja e Big Brother VIP Kosova

Ramadani: “Më vjen keq që u eliminuam, por jam krenar për paraqitjen” – Ramadani vlerëson

Kuvendarët e Gjilanit miratojnë vendimet për emërimin e anëtarëve të Komisionit Komunal të Aksionarëve në

Probleme teknike në seancën e Kuvendit Komunal në Gjilan, reagon Burhan Isufi (PDK)

Premtohet qasje e barabartë në shërbime shëndetësore për të gjithë qytetarët

Ekskluzive | Skandal në Gjilan: Vajza e mitur dyshohet se u dhunua seksualisht – arrestohet

Krimet e përdhunimit gjatë luftës në Kosovë prezantohen në Parlamentin Evropian në Bruksel

 Shkruan: Mensur Mamuti, Tetovë: – Unë, gjëzat dhe Horizonti
Kuriozitete Opinione

Shkruan: Mensur Mamuti, Tetovë: – Unë, gjëzat dhe Horizonti

16 January 2025 0 Comment 5 min read

AA

Me enigmatikë merrem që nga fëmijëria. Mund të them që kam filluar të bëj fjalëkryqe para moshës 10 vjeçe. Më shumë prej të gjitha gjëzave më pëlqenin rebuset, kështu që tentoja t’i bëja edhe ato.

Shkruan: Mensur Mamuti

Si fillorist e pata dërguar një mini fjalëkryq dhe një rebus në “Eurekën” e atëhershme. Normalisht që nuk u botuan. Jo për diç tjetër por për shkak të cilësisë.

E merrja “Eurekën” rregullisht, deri sa më ra në dorë një numër i “Kvizit”. Nga ajo kohë, “Eurekën” dhe revistat tjera enigmatike të asaj kohe fillova t’i bleja kohë pas kohe, ndërsa “Kvizin” mezi e pritja të dalë. Sepse nuk kishte revista në gjuhën shqipe. Kur isha në shkollë të mesme, shumë shpesh mendoja për atë se si mund ta botoja unë një revistë si “Kvizi”, mirëpo matematika nuk më dilte assesi. E merrja një fletore dhe e përgatitja strukturën e revistës dhe të gjithë variantet rrotulloheshin rreth një reviste prej 20 faqesh. Por, siç thashë, matematika thoshte ndryshe.

Kur, në vitin 1981, dëgjova që në Kosovë ishte botuar një revistë enigmatike në gjuhën shqipe, të them të drejtën, isha skeptik. Mendoja që do të jetë një revistë vetëm me fjalëkryqe klasike dhe skandinave, ashtu siç ishim mësuar t’i shohim në gazetat e përditshme “Flaka e vëllazërimit”, “Rilindja” dhe në disa javore të asaj kohe. Por, kur më ra në dorë një ekzemplar i “Horizontit” dhe kur pashë shumëllojshmëri gjëzash, mu si e planifikoja unë, thashë “Oh, shyqyr. Qenka tamam një revistë enigmatike”.

Horizonti, si çdo gjë tjetër sot që duhet blerë dhe lexuar, kaloi nëpër faza të ndryshme dhe pati një pauzë të madhe.

Me disa nga anëtarët e Horizontit jam njoftuar që nga vitet 1999/2000, ndërsa me të tjerët pas vitit 2016, ndoshta edhe më herët.

Kur u ftova për 40-vjetorin e “Horizontit”, në vitin 2021, i dhashë vetes një detyrë, do të bëj çmos që të rikthehet “Horizonti”. Do t’u bëj apel anëtarëve të kësaj reviste që të vazhdojnë dhe të mos e lënë këtë revistë të parë enigmatike në gjuhën shqipe të shterret krejtësisht. Kjo u mirëprit nga të gjithë të pranishmit atë ditë, ndërsa disa enigmistë filluan t’i kthehen zanatit të tyre. Filluan të shtohen takimet, aktivitetet dhe në fund edhe botimet.

Me këtë rast, këtë fjalëkryq @revista.rebusi ia kushton 44-vjetorit të “Horizontit” duke i dëshiruar shumë suksese në vitin 2025!

Zgjidhni online: https://mensurblog.wordpress.com/…/fjalekryqi-klasik…

Share This:

Tags: Horizonti Rebusi
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Mediumi italian e vlerëson “të kryer” transferimin

27 February 2026
Kuriozitete

Nga nëntoka e Trepçës nxjerrët një kristal

27 February 2026
Lajme

U mbajt punëtoria për procedurat pas-akredituese në

27 February 2026
Lajme

Natë e zjarrtë: Sonte finalja e Big

27 February 2026
RELATED Stories for you
Kuriozitete Lajme Librari Natyra Opinione

“HORIZONTI” – shkollë dhe prijatare e enigmatikës

1 February 2026

Më 15 janar 1981, në Gjilan, doli nga shtypi numri i parë i revistës

Arte tjera Kulturë Lajme Librari Opinione

Enigmatika në qendër të “Flakës së Janarit

1 February 2026

Në kuadër të manifestimit tradicional “Flaka e Janarit 2026”, janë shpallur rezultatet e Garës

Ciceroni Featured Kuriozitete Lajme Librari

Rezultatet e konstatuara të Garës së Gjëzasajuesve

29 January 2026

Procesi i vlerësimit dhe analizimit të punimeve enigmatike të arritura në redaksi; rezultatet zyrtare

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.