Sunday 29 March 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Veldin Hoxha iu tregon kroatëve: Sikur të kishim stadium me 140 mijë ulëse në Prishtinë,

UKZ dhe Instituti i Historisë “Ali Hadri” nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi

Kryetari Hyseni priti artistin Brilant Milazimi për Bienalen e Venecias

UKZ nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Universum Schools për avancimin e arsimit

Sokol Haliti pret në takim zyrtar policor Rrustem Rrustemi me rastin e pensionimit

Recep Tayyip Erdoğan pritet në Prishtinë për finalen e play-off-it ndaj Kosovës

Alban Hyseni dhe Ardita Sinani diskutojnë për lehtësimin e procedurave për qytetarët e Luginës

Kreu i FFK-së, Agim Ademi falënderon Sllovakinë për mikpritjen dhe korrektësinë

Rexhepi: Synim mbetet rritja e cilësisë së shërbimeve dhe funksionimin sa më efikas të institucioneve

Ndërron jetë qytetarja e respektuar nga Gjilani, Teuta R. Fazliu

 Shkruan: Albinë Idrizi –  Ç’ altar i duhet poetit pos një zemër njeriu
Arte Pamore Kulturë Letërsi

Shkruan: Albinë Idrizi – Ç’ altar i duhet poetit pos një zemër njeriu

12 February 2026 0 Comment 7 min read

AA

(Pak për poezinë e Sherafedin Kadriut që vjen nën titullin “Kur vdesin zgjyrat”, edituar nga Sh.B. “Beqir Musliu”, 2025.

Para pak ditësh më ra në dorë përmbledhja me poezi KUR VDESIN NGJYRAT e autorit gjilanas Sherafedin Kadriu.

Shkruan: Albina Idrizi

Një titull ky tronditës që në lexim të parë për të marrë trandjen e plotë nga vetë shpjegimi i autorit për dhembjen e pashmangshme që i solli sëmundja, në faqen e parë si kallzim jashtëletrar (siç e quan ai), sikur t'u kërkonte ndjesë lexuesve për trishtimin ndërhyrës të padashur (e ndjejmë), por të domosdoshëm për një libër me përmbajtje të tillë (e besojmë).

Yshtemi kapitull pas kapitulli nën agoninë e ngjyrave që zbehin koloritin e tyre poezi pas poezie. Pjesëmarrim me gjithë qenien në frymën e rënduar nëpër vargjet e poetit si për të shtuar pak ajër me leximin, praninë dhe kuptimin tonë. Jemi aty, me të, biem e ngrihemi nëpër ngjyra legjende, grisje ngjyrash, lakmi ngjyrash, prekje ngjyrash, vdekje ngjyrash... ku ngjyra, më shumë se një koncept fizik që përkufizon retina është pasqyrim i vetë njeriut, dritës së tij nëpër thyerjet kalamendëse të jetës. Zatën ky është thelbi i çdo arti, të të përfshijë e shterrojë emocionalisht me gjendjet e huajtura nga poeti dhe të dalësh që andej i shkundur, i tjetërsuar. Por jo me më pak. Përkundrazi. Me një përjetim më tepër, më e pakta. Me një jetë më shumë, më e shumta.

 Vetvetiu të vjen në mendje Rumiu kur thotë: 'Plaga është vendi ku drita hyn në ty'.  Apo Heminguej më tej: 'Ne të gjithë jemi të thyer, kështu hyn drita brenda nesh'. Në të vërtetë, ka diçka këtu që më bën të mendoj se, drita brenda nesh veç ekziston që me lindjen tonë. Është pikërisht kjo dritë që ka mbrujtur atë magmë dhimbjeje për të shpërthyer në formën e bukur poetike ndriçuse si nevojë e një komunikimi shpirtëror. 

 Na e vërtetojnë edhe librat e vjetër sa e lehtë ishte dikur lidhja e njeriut me hyjnoren brenda dhe jashtë tij. Pastaj, shtresëzohen mbi të epoka, shekuj, luftëra, gërmadha e ngrehina, IA e mekanizma të gjithëllojshëm, mendime e plane, që rëndojnë mbi të si mbi Sizifin, në një kërkim të pafundmë. Dhe çarja që ndodh bën që drita të dalë më lehtë prej nesh. 

 Gjithçka do të ishte më e lehtë sikur nën këtë trysni të mos groposej empatia njerëzore. Ndjesia që na bën ta shohim dhe ta ndiejmë tjetrin si veten. I vetmi epim që mban gjallë dashurinë për jetë dhe kurreshtjen për ta jetuar ate. 

Është poezia e parë  "M'ka vdekur dashnia për kremte", ajo në të cilën ngeli vëmendja ime për t'iu kthyer sërish e sërish. Ndonëse, e tregon dedikimi i poetit, poezia i kushtohet Anton Nikë Berishës dhe lidhet me një çast të caktuar urimi, në mua mbeti jehona e saj me një pikëllim skalitës si një thirrje diogjeniane për njeriun. Vargjet e kësaj poezie tejkalojnë kufirin e thjeshtë poetik dhe përmasën individuale të poetit për të penetruar në ty si një klithje shpirtërore:

O Njeri
a hyjni qofsh
i shtrirë me kollën në jastëk
të trishtova edhe Ty

Lum kush blaton e ndjell këtë lloj frymëzimi e dashurie sa për t'i thirrur me gjuhën e shpirtit:

Ti qofsh i uruar
e shëndetin e botës paç
po, mua m’ka vdekur dashnia për kremte
Ka pesë vjet…

Trandemi ethshëm nën dalldisjen kalamendëse të vargjeve:

Nuk e di
ku paskam tretë
e ku paskam mbërri
po sot më paska vdekur edhe një poezi
diku në thellësi të shpirtit

 Është prekës paradoksi sezonal me pranverën kur gjithçka ringjallet e galdohet në shpresë teksa poeti vdes së brendshmi:

I dashur Njeri
ta përfillësh jetën
a të dhemb mjaftueshëm agonia
që të gërryen për çdo ditë
Apo të vdes në secilën pranverë
para se të kem jetuar
pikën e nisjes
Më thuaj

Ç’altar tjetër vallë i duhet poetit pos një zemër njeriu. Një fjalë, një vëmendje sido që të jetë ajo, kur vjen nga njeriu i dashur dhe i çmuar, mbush zbrazëtinë shpirtërore të përjetimit individual në një ritual kolektiv feste dhe jo vetëm:

Një fjalë nga Ti e pres
edhe ditëve pa kremte
si një nga ilaçet më të rralla të kësaj bote
sepse n’ato çaste për pak i harroj dhembjet.

Është kjo pra, thirrja e fuqishme për njeriun ku ndjeva edhe klithmën time. Është thirrja nën gulçin universal, e cila ndonëse vjen si një vibrim meditativ në një gjendje të caktuar dhimbjeje të poetit, përfshin zërat e të gjitha kohërave, të të gjitha vetmive, të të gjitha heshtjeve, për empatinë, për fjalën – ilaçin gjithnjë e më të rrallë të kësaj bote.

(12 shkurt 2026)

Share This:

Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Veldin Hoxha iu tregon kroatëve: Sikur të

29 March 2026
Lajme

UKZ dhe Instituti i Historisë “Ali Hadri”

27 March 2026
Lajme

Kryetari Hyseni priti artistin Brilant Milazimi për

27 March 2026
Lajme

UKZ nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Universum Schools

27 March 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Veldin Hoxha iu tregon kroatëve: Sikur të

29 March 2026

“Faleminderit të gjithë njerëzve të Rijekas për urimet e shumta, është çmenduri këtu. Ndjenja

Lajme

UKZ dhe Instituti i Historisë “Ali Hadri”

27 March 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka”, ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Instituti i Historisë “Ali Hadri”,

Lajme

Kryetari Hyseni priti artistin Brilant Milazimi për

27 March 2026

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, priti artistin Brilant Milazimi, i cili do

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.