Sunday 8 February 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Juventusi me mund të madh merr një pikë në sfidën e javës ndaj Lazios, Edon

Rahoveci 029  fiton ndeshjen dramatike ndaj Vëllaznimin

AUV tërheq nga tregu disa produkte Aptamil për foshnje

Shaqiri shënon, Baseli e fiton derbin e zjarrtë

Driton Kuka feston nëntë medalje të arta në Paris: Kosova mbi të gjitha

Opinion nga Agim Kasapolli – Dekadenca e emisioneve sportive në kosovë – Cirku mediatik i

Ballkani arrinë të shënoj fitore të madhe në udhëtim te Gjilani

Tronditje në Olimpiadë: Lindsey Vonn rrëzohet rëndë në Cortina, dërgohet me helikopter në spital

Në 19 vjeç, Lara Colturi shkruan historinë dimërore të Shqipërisë

Trafikonte armë zjarri në Tiranë, arrestohet 27-vjeçari nga Kosova

 Shkolla “Kenan Halimi” shënon Ditën e saj dhe përvjetorin e rënies së dëshmorit Kenan Halimi me aktivitete përkujtimore dhe festive
Lajme

Shkolla “Kenan Halimi” shënon Ditën e saj dhe përvjetorin e rënies së dëshmorit Kenan Halimi me aktivitete përkujtimore dhe festive

14 June 2025 0 Comment 4 min read

AA

Me një atmosferë festive dhe pjesëmarrje të gjerë të nxënësve, mësimdhënësve, prindërve dhe mysafirëve, Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Kenan Halimi” në Skifteraj ka shënuar sot Ditën e Shkollës, një datë që kujton jo vetëm rrugëtimin arsimor të institucionit, por edhe jetën dhe veprën e dëshmorit Kenan Halimi, emrin e të cilit e mban kjo shkollë. Fillimisht u bënë homazhe tek varri i dëshmorit, nga të pranishmit e më pas u mbajt një manifestim në ambientet e kësaj shkolle.

Në këtë ngjarje, në emër të institucioneve komunale të Vitisë, një fjalë rasti mbajti drejtoresha për Ekonomi dhe Financa në Komunën e Vitisë, znj. Milihate Ajeti. Ajo shprehu urimet më të përzemërta për këtë ditë, duke vlerësuar kontributin e mësimdhënësve në edukimin e brezave dhe duke theksuar rëndësinë që ka kjo shkollë si vatër e dijes dhe vlerave kombëtare.

“Jeta dhe sakrifica e Kenan Halimit për lirinë e Kosovës do të mbetet udhërrëfyes frymëzimi për brezat që po rriten në këto banka shkollore,” u shpreh ndër të tjera Ajeti, duke përgëzuar të gjithë të pranishmit për përkushtimin në ndërtimin e një arsimi cilësor dhe të dinjitetshëm.

Ndërkohë, drejtori i shkollës, z. Eshref Sadiku, foli për historikun e shkollës dhe rrugëtimin e saj ndër vite. Ai vlerësoi punën e mësimdhënësve dhe përkushtimin e tyre në krijimin e një ambienti të shëndetshëm mësimor, që u ka dhënë dijes dhe vlerave të qëndrueshme brezave të shumtë të nxënësve. Një fjalë përshënetëse e mbajti edhe kryetari i degës së SHFD-së, Xhevxhet Ademi në emër të Organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, si dhe të pranishmit i përshëndeti Selami Halimi në emër të familjes së dëshmorit Kenan Halimi. U ndanë edhe disa mirënjohje për.më të dalluarit dhe kontributdhënësit.

Pjesë e rëndësishme e këtij aktiviteti ishte edhe programi artistik i përgatitur nga nxënësit e shkollës, ku me këngë, valle dhe recitime, ata sollën emocione dhe krenari për shkollën dhe vendlindjen e tyre. Programi u mirëprit nga të pranishmit dhe vlerësua si dëshmi e talentit dhe punës së palodhshme të nxënësve dhe mësimdhënësve.

Aktiviteti u përmbyll me urime për suksese të mëtutjeshme për shkollën dhe nxënësit e saj, në rrugëtimin drejt dijes dhe ndërtimit të një të ardhme më të mirë për komunitetin e Skifterajt dhe më gjerë.

Share This:

Tags: Vitia
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Juventusi me mund të madh merr një

8 February 2026
Basketboll

Rahoveci 029  fiton ndeshjen dramatike ndaj Vëllaznimin

8 February 2026
Lajme

AUV tërheq nga tregu disa produkte Aptamil

8 February 2026
Futboll

Shaqiri shënon, Baseli e fiton derbin e

8 February 2026
RELATED Stories for you
Kuriozitete Lajme Opinione Showbiz

Kryetari Sokol Haliti mbajti takim pune me

5 February 2026

Në fokus të takimit ishte implementimi i projekteve dhe zbatimi i ligjit në të

Ciceroni Ekonomi Featured Lajme

Vitia dhe niveli qendror diskutojnë për vlerësimin

4 February 2026

Zv.Kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu i shoqëruar nga Komisioni komunal për vlerësimin

Lajme

Pensionohen mësimdhënësit vitias, Emrush Zuka dhe Ramiz

13 January 2026

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i shoqëruar nga drejtoresha e Arsimit, Arta

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.