Tuesday 30 December 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale në UKZ prezantojnë dy hulumtime shkencore

Fakulteti Juridik i UKZ-së organizoi takim me studentët për kampanjën “Qasja në Drejtësi”

Gjilan: Kryetari Hyseni, viziton organizatat e dala nga lufta e UÇK-së

Vitia shënoi ditën e veteranit

Ekskluzive | Kanosën policët brenda stacionit në Gjilan, ndalohen tre të rinj

Presidentja: Në Ditën e Veteranit, përulemi para burrave dhe grave që u ngritën kur liria

Mbi 25% e votave të numëruara, këta janë kandidatët më të votuar deri më tani

Numërohen 100% e votave të rregullta

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës kërkohet nga Lyoni

Mbi 15% e votave të procesuara, ndryshon renditja në listat e partive pas përditësimit nga

 “Shfercerat” e klubit “FC Shkupi” i dërgojnë ultimatum pronarit: “Ktheje klubin zyrtarisht…”
Futboll Sport

“Shfercerat” e klubit “FC Shkupi” i dërgojnë ultimatum pronarit: “Ktheje klubin zyrtarisht…”

30 December 2025 0 Comment 4 min read

AA

Tifozët e grupit të tifozëve “Shkupi 1998” – “Shfercerat” – i kanë dërguar apel ultimatv kryetarit të klubit, Jasin konjali, përmes të cilit e ftojnë që ta dorëzojë klubin në procedura të rregullta zyrtare.

“Kërkesa jonë është e thjeshtë dhe e qartë: Klubi duhet të vijë dhe të dorëzohet zyrtarisht tek ne, përmes të gjitha procedurave ligjore dhe administrative, pa asnjë vonesë tjetër. Çdo shmangie apo zvarritje e mëtejshme është e papranueshme dhe dëmton drejtpërdrejt klubin dhe të ardhmen e tij”, thuhet në letrën drejtuar z. Konjali.

ULTIMATUM PËRFUNDIMTAR DREJTUAR PRONARIT TË KLUBIT, JASIN KONJALI

Në këtë moment kritik për të ardhmen e klubit, jemi të detyruar t’i drejtohemi publikisht dhe drejtpërdrejt pronarit të klubit, Jasin Konjali, me një qëndrim të qartë, të prerë dhe përfundimtar.

Situata aktuale është e papranueshme dhe e paqëndrueshme. Klubi nuk mund të vazhdojë më në këtë gjendje pasigurie, mungese përgjegjësie dhe heshtjeje. Ky institucion sportiv nuk është pronë personale, por një vlerë e përbashkët që përfaqëson lojtarët, stafin, tifozët dhe gjithë komunitetin që qëndron pas tij.

Kërkesa jonë është e thjeshtë dhe e qartë:
Klubi duhet të vijë dhe të dorëzohet zyrtarisht tek ne, përmes të gjitha procedurave ligjore dhe administrative, pa asnjë vonesë tjetër. Çdo shmangie apo zvarritje e mëtejshme është e papranueshme dhe dëmton drejtpërdrejt klubin dhe të ardhmen e tij.

Një mirënjohje e thellë dhe respekt i pakushtëzuar u takon drejtorit, stafit teknik dhe lojtarëve vendas, të cilët me dinjitet, sakrificë dhe dashuri të pastër për klubin kanë qëndruar pranë tij në momentet më të vështira. Për më shumë se gjashtë muaj, ata kanë punuar pa paga, pa siguri dhe pa asnjë garanci, por nuk e kanë braktisur klubin asnjëherë. Ata kanë mbajtur gjallë frymën e klubit, kanë punuar në heshtje dhe kanë dhënë gjithçka nga vetja, jo për interesa personale, por për nderin, dinjitetin dhe vazhdimësinë e këtij emri.

Ultimatumi i SHVERCERAVE për pronarin është përfundimtar:

• Të paraqitet personalisht
• Të kryejë transferimin e plotë dhe të pakthyeshëm të klubit
• Ta regjistrojë klubin në emër të Shvercerave
• Dhe më pas të largohet përfundimisht nga çdo rol, ndikim apo përgjegjësi lidhur me klubin

Ky hap është i domosdoshëm për të rikthyer stabilitetin, besimin dhe shpresën. Klubi ka nevojë për qartësi, udhëheqje dhe përgjegjësi reale — jo për premtime boshe apo mungesë prezence.

Ky nuk është një apel emocional i momentit, por një qëndrim i menduar, i bashkuar dhe përfundimtar. E ardhmja e klubit nuk mund të mbahet peng më.

Ky është ultimatum. Dhe ky është fundi i pritjes.

Share This:

Tags: Shkupi 89
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale në

30 December 2025
Futboll

“Shfercerat” e klubit “FC Shkupi” i dërgojnë

30 December 2025
Lajme

Fakulteti Juridik i UKZ-së organizoi takim me

30 December 2025
Lajme

Gjilan: Kryetari Hyseni, viziton organizatat e dala

30 December 2025
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.