Thursday 26 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

OBSH dërgon ndihmat e para mjekësore në Gazë që nga marsi

Kushtetuesja: Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh

Nazim Gagica në Gjilan, Faton Jakupi në Dardanë – AAK-ja prezanton kandidatët për 11 komuna

Drejtoria e Bujqësisë në Viti inspekton përgatitjet për fushatën e korrje-shirjeve

Ballkani me temperatura mbi 40 gradë

Shkolla Verore e BE-së 2025: Rektori Hajrullahu tregon si erdhëm deri te inteligjenca artificiale

Kryetari Rahimaj pret në takim operatorët ekonomik

Nis sot afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për zgjedhje

Kamenicë: Drejtoresha Leka nënshkruan marrëveshjen e re të bashkëpunimit me APRK-në

Tharje të lëkurës, ushqime të ngrohta: Jeta brenda avionëve që bombarduan Iranin

 Shfaqja “Krejona” trajton lirinë e shprehjes së shqiptarëve nën kushte okupimi
Kulturë

Shfaqja “Krejona” trajton lirinë e shprehjes së shqiptarëve nën kushte okupimi

28 January 2025 0 Comment 4 min read

AA

Në mungesë të lirisë së shprehjes, shqiptarët në Kosovë, që me dekada të tëra ishin nën pushtimin ish-jugosllav kanë gjetur forma e mënyra për të përcjellë mesazhe, qëndrime, identitetin e vet e për t’iu kundërvënë ish-sistemit.

Një mesazh të tillë e ka edhe titulli i shfaqjes “Krejona” (K(osova) R(epublikë) e jona), emër që paraqet vullnetin e shqiptarëve të Kosovës për të pasur Republikën e tyre, vullnet që u shpërfaq në fillimvitet e 80-ta.

Pikërisht në këtë temë, në mbrëmjen e parafundit të Festivalit të Dramës Kombëtare “Talia e Flakës 2025” është dhënë Shfaqja “Krejona” që është prodhim i Teatrit “Bekim Fehmiu” nga Prizreni. Regjisor i kësaj shfaqje është Kaltërim Balaj, i cili është edhe autor i tekstit, kurse në shfaqje luajtën aktorët Alban Krasniqi, Edona Sopaj, Alban Morina, Alban Çela, derisa instrumentist në piano dhe kontrabas ishte Lulzim Lushtaku.

Është kjo një shfaqje kamertale, që trajton lirinë e shprehjes, me theks të veçantë, lirinë e shprehjes në kohë shtypje e okupimi nëpër të cilën kaluan shqiptarët. Ata shpesh lirinë e shprehjes e manifestonin nëpërmjet emrave të fëmijëve të tyre. Në këtë shfaqje edhe publiku u bë pjesë e saj, duke u ulur në skenën ku luanin aktorët, të cilët duke qenë afër me publikun me interpretimin e tyre kanë krijuar një lidhje të fuqishme.

Shfaqja trajton një periudhë të vështirë të popullit shqiptar në vitet tetëdhjeta të shekullit të kaluar, të cilëve u ishte cunguar shumëçka në jetën e përditshme, bile edhe shprehja e lirë, andaj të gjetur në një situatë të tillë, ata mundoheshin që duke u vënë emra fëmijëve të tyre të japin mesazhe siç është edhe emri i titullit të kësaj shfaqje Krejona.

Sistemi politik i atëhershëm nis të ndalojë regjistrimin e këtyre emrave, shpesh edhe duke përbuzur dhe bullizuar fëmijët që kanë emra të tillë. Nëpërmjet kësaj shfaqje, regjisori mëton të vë në pah të dhënën se sa e rëndësishme është liria e shprehjes dhe shpesh nëpërmjet emrave më të cilët pagëzoheshin fëmijët mund të kuptojmë moshën, kohën e lindjes dhe në çfarë periudhe historikë është i lindur fëmija, ngase në periudha të ndryshme historike fjalët shqipe janë jetësuar me emra dhe porosi të ndryshme.

Shfaqja është pëlqyer nga publiku, që edhe vet e kishin përjetuar peshën e ish-regjimit, andaj për paraqitjen skenike dhe qasjen regjisoriale, ata u kanë duartrokitur gjatë Trupës Teatrore “Bekim Fehmiu” nga Prizreni.

Në mbrëmjen e radhës, që është e fundit në kuadër të “Talia e Flakës 2025” do të jepet shfaqja “Jam unë ajo” +18, me tekst të Valmira Thaqit dhe Dituri Neziraj, regjinë e të cilës e ka bërë Erson Zymberi.

Share This:

Tags: Flaka e Janarit 2025
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

OBSH dërgon ndihmat e para mjekësore në

26 June 2025
Lajme

Kushtetuesja: Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30

26 June 2025
Lajme

Nazim Gagica në Gjilan, Faton Jakupi në

26 June 2025
Lajme

Drejtoria e Bujqësisë në Viti inspekton përgatitjet

26 June 2025
RELATED Stories for you
Kulturë Teatër

Me shfaqjen “Bëje ose vdis” nisi “Talia

23 January 2025

Ka nisur Festivali i Dramës Kombëtare “Talia e Flakës“, i cili tash e 34

Lajme

Në kuadër të “Flakës së Janarit”, promovohet

19 January 2025

Po vazhdojnë aktivitetet e shumta kulturore e artistike në kuadër të edicionit të 34-të

Lajme

Në “Flakën e Janarit 2025” u mbajt

12 January 2025

Në kuadër të “Flakës së Janarit 2025”, organizuar nga historianët e Gjilanit, në sallën

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.