
Shfaqja e Teatrit të Gjilanit “God Bless Amerika”, “rrëmben” dy çmime në festivalin “PITF 2025”
Shfaqja “God Bless Amerika”, prodhim i Teatrit të Qytetit të Gjilanit, ka fituar dy çmine në festivalin “Prishtina Internacional Theatre Festival 2025”.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e teatrit, duke nbiftuar njëherit se çmimet e fituara janë për:
- Aktori më i mirë në rol dytësorë, dhe
- Shfaqja më e mirë ,- Juria e studentëve
NJOFTIMI
✨ Dy çmime për shfaqjen “God Bless America” në Prishtina International Theatre Festival 2025!
🎭 Autor dhe Regjisor: Fatos Berisha
🏆 Aktori më i mirë në rol dytësor – Kushtrim Qerimi
🎓 Shfaqja më e mirë – Juria e studentëve
Krenarë për këtë vlerësim dhe mirënjohës për publikun, jurinë dhe të gjithë ekipin artistik që e sollën këtë shfaqje në jetë.
teatriigjilanit #GodBlessAmerica #PITF2025 #TheatreFestival
