Shënohet Dita e Çlirimit në Kamenicë
Me organizimin e aktiviteteve të shumta është shënuar edhe Dita e Çlirimit në Kamenicë.
Me rastin e kësaj dite, Kuvendi Komunal ka mbajtur edhe mbledhje solemne.
“Çlirimi i qytetit është një manifestim i fitores së lirisë mbi robërinë, i mendjes së lirë mbi paragjykimin dhe i ndjenjave të lira mbi shtypjen”, ka thënë Kryetari Rahimaj.
Dita më pas ka vazhduar me homazhe tek varrezat e dëshmorëve si dhe aktivitete të tjera nën patronatin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, njofton faqja zyrtare e Komunës së Kamenicës.