Shaqiri shënon, Baseli e fiton derbin e zjarrtë
Basel ka mposhtur me rezultat 2- 1 në shtëpi ndaj Zurichut, në kuadër të xhiros së 23-të në elitën e futbollit zviceran.
Zurich deri në minutën e fundit të ndeshjes ishte në epërsi prej 0-1, por Baseli shënoi dy gola për rikthimin e madh dhe mori tre pikë.
Ishte së pari Xherdan Shaqiri që shënoi nga penaltia dhe barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e fundit të ndeshjes.
Kur u mendua se skuadrat do të barazonin në këtë ndeshje, Salah në minutën e fundit shtesë (90+6) shënoi për 2-1.
Baseli renditet i katërti në tabelë me 39 pikë, kurse Zurichu në vendin e nëntë me 25 pikë.
