![Sërish tensione në Kuvendin e Kosovës](https://tvgjilani.com/wp-content/uploads/2023/07/347582591_301292419089257_92053040023645788_n-1-850x560.jpg)
Sërish tensione në Kuvendin e Kosovës
Në Kuvendin e Kosovës sërish kanë ndodhur përplasje midis deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës në opozitë, dhe të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.
![](https://tvgjilani.com/wp-content/uploads/2024/04/vali-ranch-2.jpg)
Opozita po tenton që të parandalojnë mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme që u thirr nga 41 deputetë.
Ata fillimisht bllokuan foltoren, teksa Kuvendi miratoi në lexim të dytë Projektligjin për çmimet e produkteve medicinale. Pas votimit, pati shtyrje mes deputetëve të mbledhur pranë foltores.
Seanca e jashtëzakonshme vjen pasi vazhdimi i seancës së rregullt u ndërpe.
![](https://tvgjilani.com/wp-content/uploads/2023/11/libertas2.jpg)