Sunday 22 March 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Gjilani bashkohet për Sindromën Down: Mesazhe për gjithëpërfshirje, barazi dhe mbështetje institucionale

Murici pret penalltinë e Locatellit, Sassuolo merr një pikë nga Juventusi i Zhegrovës

Muriqi humb penalltinë, Mallorca humb ndeshjen

Prishtina vendos derbin me një gol, Ferizaj bën hap të madh drejt mbijetesës

Superliga rikthehet me duele të forta, sot në fokus përballja në kryeqytet

Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran

United shpëton një pikë në fund, pas një ndeshjeje me kthesa ndaj Bournemouth

Polonia shpall listën, Shqipëria beson te kualifikimi

Faqja e Bruce Lee shpreh ngushëllime për vdekjen e Chuck Norris

Ekskluziv | Lista e Kosovës për plejofin e Botërorit 2026: Mungesa të rëndësishme dhe rikthime

 Sërish shtyhet për një seancë tjetër raporti i punës së kryetarit, raporti financiar për vitin fiskal 2024 dhe raporti financiar janar-mars 2025
Lajme

Sërish shtyhet për një seancë tjetër raporti i punës së kryetarit, raporti financiar për vitin fiskal 2024 dhe raporti financiar janar-mars 2025

4 June 2025 0 Comment 6 min read

AA

Gjilan, 29, 30 maj 2025 – Kuvendi i Komunës Gjilanit, në mbledhjen e pestë të rregullt nën udhëheqjen e Kushtrim Kadriut, e cila ka vazhduar edhe të premten pasi ishte në ndërprerë dje derisa po raportonte kryetari i Komunës, Alban Hyseni për raportin janar-dhjetor 2024, sërish ka shtyrë për një seancë tjetër raportin e punës së kryetarit për vitin 2024, raportin vjetor financiar për vitin fiskal 2024 dhe raportin financiar janar-mars 2025, pasi partitë opozitare, të cilat përbëjnë shumicën në Kuvend, nuk pranuan të diskutojnë për këto pika në mungesë të kryetarit Hyseni dhe drejtorëve komunalë.

Ndërkaq, kuvendarët e Gjilanit kanë miratuar ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për themelimin e KKSB-së, vendimin e fundit të konsoliduar në kuadër të Komisionit për emërtimin e rrugëve, sikurse edhe pagesën e shujtave për punëtorët e administratës komunale për vitin 2024, derisa kanë shtyrë për seancën e radhës plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores për ndarjen e bursave, miratimin e vendimit të Komisionit vlerësues për fatkeqësitë natyrore, raportin e Komisionit për vlerësimin e figurave, e diskutimin rreth menaxhimit të mbeturinave.

Kurse, gjatë prezantimit para asambleistëve, të enjten, kryetari Hyseni theksoi se raporti pasqyron përkushtimin e palëkundur për të realizuar objektivat e premtuara dhe për të ndërtuar një komunë më të zhvilluar e të përparuar.

“Ky vit ka qenë një periudhë intensive pune dhe bashkëpunimi, gjatë së cilës kemi ndërmarrë hapa konkretë për të përmirësuar cilësinë e jetës në çdo lagje e fshat. Në këtë raport paraqiten arritjet kryesore që tregojnë angazhimin tonë për zhvillim të qëndrueshëm, transparencë dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët tanë”, ka thënë kryetari Hyseni, ndër të tjera, teksa ka përmendur realizimin e projekteve komunitare për secilën drejtori, veç e veç.

Në anën tjetër, opozita, e cila e përbën shumicën në Kuvend (LDK, PDK, AAK) ka shfaqur kritika të shumta për këto dy raporte, duke thënë se në aspektin financiar ka papajtueshmëri dhe mospërputhje në disa çështje mes raportit të kryetarit dhe raportit financiar, përderisa, asambleistët e pozitës (VV) e kanë përgëzuar kryetarin Hyseni për raportin e prezantuar për vitin 2024 dhe për investimet e realizuara, duke thënë se ka arritur t’i realizojë të gjitha premtimet.

Paraprakisht, të enjten, Kuvendi nuk e ka futur në rend dite kërkesën e kryetarit të Komunës, Alban Hyseni, për formimin e Komisionit për zgjedhjen e drejtorëve të shkollave, sikurse as kërkesat e drejtorëve komunalë, Ali Arifi e Enver Shabani, për Rregulloren për taksa dhe densitet në Drejtori të Urbanizmit, përkatësisht për miratimin e strategjisë për zhvillim ekonomik lokal, për faljen e borxheve të taksave komunale 2000-2019 dhe lirimin nga ngarkesa e taksës komunale për vitin 2025, pasi opozita e cila e përbën shumicën, ka votuar kundër.  

Ndërkaq, plotësimi dhe ndryshimi i Rregullores 04/20020 për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në administratën komunale, është shtyrë për një seancë të jashtëzakonshme e cila do të mbahet më 4 qershor (10:00), pasi opozita është arsyetuar se materiali dhe drafti kanë ardh pak minuta parafillimit të seancës, pretendim të cilin e ka kundërshtuar kryetari i Komunës, Alban Hyseni, duke thënë se nuk qëndron arsyetimi për vonesë, sepse debatet dhe diskutimet kanë filluar nga secila drejtori, njësi e zyre, veç e veç.

Në këtë seancë kanë dhënë kontributet e tyre me pyetje, kërkesa e rekomandime edhe asambleistët, Avdyl Aliu, Nazim Gagica, Bujar Nevzati, Gentrit Murseli, Krenare Latifi Kqiku, Arbër Musliu, Ismajl Kurteshi, Latif Maliqi, Muhadin Haziri, Sami Ahmeti, Gresa Avdiu, Arbër Musliu e Ramiz Ramadani, Ekrem Kryeziu, të cilëve u janë përgjigjur kryetari Hyseni dhe drejtorët komunalë, Hekuran Rapuca, Kushtrim Zeqiri, Bejtulla Osmani, Kushtrim Ibrahimi e Shpend Nuhiu.

—————————————————————–

Seanca e pestë e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, e cila është mbajtur për dy ditë radhazi, më 29 dhe 30 maj, është transmetuar drejtpërdrejt në formatin livestream në faqen zyrtare të Komunës dhe në mediat lokale.

https://www.facebook.com/komunaegjilanit/videos/1431015761236326

https://www.facebook.com/komunaegjilanit/videos/1192036815939405

Share This:

Tags: KK Gjilan
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Uncategorised

Tri ndeshje vendimtare në Superligë, derbi i

22 March 2026
Lajme

Gjilani bashkohet për Sindromën Down: Mesazhe për

22 March 2026
Futboll

Murici pret penalltinë e Locatellit, Sassuolo merr

21 March 2026
Lajme

Muriqi humb penalltinë, Mallorca humb ndeshjen

21 March 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Kryesuesja e Kuvendit të Gjilanit: Zëri i

9 March 2026

Me rastin e 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Kryesuesja e Kuvendit të Komunës

Lajme

Krenare Latifi – Kqiku zgjidhet kryesuese e

6 January 2026

Gjilan, 6 janar 2026 – Kuvendi i Komunës së Gjilanit, në seancën e dytë të

Lajme

Shtyhet seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit

6 January 2026

E paraparë të mbahet më datë 06 Janar 2025 me fillim në ora10:00h, ajo

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.