Sërish seancë në orën 22:00
Pas dështimit të votimit në seancën e mbajtur pas orës 20:00 për ndryshimet kushtetuese lidhur me zgjedhjen e presidentit, të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani, Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish në një seancë tjetër gjatë mbrëmjes së së enjtes.
Këtë e ka njoftuar kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e cila bëri të ditur se seanca e radhës do të nisë nga ora 22:00.
Ajo nuk ka dhënë sqarime lidhur me rendin e ditës së kësaj seance.
“Po e ndërpresim seancën, për kur të plotësohen kushtet.”, tha ajo.
