Friday 6 February 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Osmani thotë se do ta nominonte Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

Universiteti Publik “Kadri Zeka” diskuton mundësitë e bashkëpunimit me WSB University nga Polonia

Vështrim kritik nga Shemsi Doda – “Kabare 1999” – Argëtim skenik si pasqyrë e plagëve

Moti nesër kryesisht i vranët, priten edhe ca riga shiu

Atalanta e eliminon Juventus dhe kalon në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

E trishtë: Tifozi i Kocaelisporit ndërron jetë pas rënies nga tribuna

LRF Gjilan uron Agim Ademin për rizgjedhjen Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës

I pari i futbollit në botë uron Agim Ademin për rizgjedhjen në krye të FFK-së

Këshilli Drejtues i UKZ-së verifikon mandatin e anëtarëve të rinj të emëruar nga MAShTI

Agim Ademi sërish në krye të FFK-së, nuk kishte asnjë kundërkandidat

 Serbia i shpall luftë diplomatike Kosovës, analistët: Vetëm teatër politik
Lajme

Serbia i shpall luftë diplomatike Kosovës, analistët: Vetëm teatër politik

20 September 2025 0 Comment 4 min read

AA

Deklarimet e fundit nga ana e ministrit të Jashtëm serb për lobim kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës, po vlerësohen nga ekspertët e politikës si propagandë për konsum të brendshëm politik.

Politologët theksojnë se çnjohja nuk ekziston si akt diplomatik dhe këto deklarime synojnë vetëm të fuqizojnë retorikën politike brenda Serbisë.

Analistët politikë në Kosovë kanë komentuar deklarimet e ministrit të Jashtëm serb, Marko Gjuriq, lidhur me lobimin kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës, duke theksuar se këto veprime janë kryesisht propagandë dhe për konsum politik brenda Serbisë. Politologu Melazim Koci tha për Radio Kosovën se çnjohja nuk ekziston si akt diplomatik në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe nuk është befasi që Serbia po intensifikon veprimet në arenën ndërkombëtare.

“Ato do të intensifikohen sidomos nëse qeveria në Beograd nuk arrin të mposhtë lëvizjen studentore. Serbia po shkel marrëveshjen franko-gjermane, të cilën e ka hedhur poshtë përmes një letre zyrtare, dhe BE-ja nuk ka reaguar në mënyrë sanksionuese. Megjithatë, kjo është më shumë propagandë për konsum të brendshëm, sepse çnjohja si akt diplomatik nuk njihet në marrëdhëniet ndërkombëtare”, ka thënë Koci.

Analisti Albinot Maloku kujtoi se marrëveshjet e arritura nga viti 2011 e këtej obligojnë Serbinë që të mos lobojë kundër Kosovës.

“Edhe pse çnjohja nuk njihet si akt në të drejtën ndërkombëtare, ajo përdoret për konsum politik. Ka shkelje të marrëveshjeve nga ana e Serbisë, prandaj Kosova duhet të angazhohet maksimalisht me BE-në për të gjetur mekanizma që tregojnë qartë se kush është pala shkelëse”, ka deklaruar Maloku.

Ndërsa, profesori universitar, Dritëro Arifi, shtoi se Serbia punon pandërprerë për ta dëmtuar Kosovën në arenën ndërkombëtare, por këto veprime nuk kanë ndikim të drejtpërdrejtë.

“Në këtë kohë kur do të duhej të kishim marrëdhënie të mira me SHBA –në dhe BE-në, ne po tallemi dhe këto janë pasojat që na presin” , ka thënë Arifi për Radio Kosovën.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, ka deklaruar se Serbia prej vitesh punon për të ndryshuar qëndrimin e një pjese të komunitetit ndërkombëtar ndaj Kosovës dhe ka përgatitur “befasi të tjera” lidhur me fushatën për çnjohje.

Sipas Marrëveshjes për Normalizim të nënshkruar në Bruksel, Serbia është zotuar të mos kundërshtojë dhe të mos lobojë kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare. /RTK

Share This:

Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Osmani thotë se do ta nominonte Trumpin

6 February 2026
Ciceroni

Universiteti Publik “Kadri Zeka” diskuton mundësitë e

6 February 2026
Arte tjera

Vështrim kritik nga Shemsi Doda – “Kabare

6 February 2026
Lajme

Moti nesër kryesisht i vranët, priten edhe

5 February 2026
RELATED Stories for you
Lajme Librari Opinione

Osmani thotë se do ta nominonte Trumpin

6 February 2026

Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se presidenti amerikan Donald Trump e meriton Çmimin Nobel

Ciceroni Ekonomi Featured Lajme

Universiteti Publik “Kadri Zeka” diskuton mundësitë e

6 February 2026

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan është mbajtur takimi i radhës me përfaqësuesin

Arte tjera Kulturë Lajme Muzikë Teatër

Vështrim kritik nga Shemsi Doda – “Kabare

6 February 2026

Shemsi Doda – Vështrim kritik për shfaqjen “Kabare 1999”, të realizuar nga regjisorja Zana

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.