Sekuestrohen 50 mijë litra naftë në Portin e Durrësit
Rreth 50 mijë litra naftë raportohet të jenë sekuestruar këtë të premte në një anije peshkimi në Portin e Durrësit.
Nafta e padeklaruar është gjetur në një anije peshkimi të quajtur “Geni”.
Për rrejdhojë anija e peshkimit është zhvendosur me urdhër të autoriteteve doganore dhe policore pranë kalatës së portit detar ku mbahen mjetet e sekuestruara.