Tuesday 6 January 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Krenare Latifi – Kqiku zgjidhet kryesuese e Kuvendit të Komunës së Gjilanit

Rrahmani e Gjimshiti në formacionin e javës në Serie A

Pas tri vitesh mungesë, a do të ketë mbledhje të përbashkët të Qeverisë së Shqipërisë

Shtyhet seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit

“Vërshohet” Malisheva! – Komuna apel qytetarëve për kujdes pas reshjeve të shiut: “Mos dilni pa

Gjilan – Ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë, i riu Festim Bllaca

Parashikimi i motit për të martën, 06.01.2026

Gjilan: Gara e Enigmatëve dhe shënimi i 45-vjetorit të botimit të revistës për enigmatikë, “Horizonti”

Kolonë 2 km. e pritje deri 1 orë e gjysmë – gjendja nëpër pikëkalimet kufitare

Rezultatet aktuale në KQZ: VV e fiton mandatin e 57-të, PDK e humb një deputet

 Seancë e jashtëzakonshme plenare e Kuvendit   
Lajme

Seancë e jashtëzakonshme plenare e Kuvendit   

19 November 2025 0 Comment 9 min read

AA

Nën udhëheqjen e kryetarit Dimal Basha, Kuvendi sot mbajti seancën e dytë të jashtëzakonshme plenare me kërkesë të 41 deputetëve, me vetëm një pikë të rendit të ditës, zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Në hapje të saj kryetari Basha tha se në mbështetje të nenit 85 të Kushtetutës së Kosovës, presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani me dekretin 184/25 të datës 04.11.2025  ia ka propozuar Kuvendit të Kosovës kandidatin për kryeministër, Glauk Konjufca, për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës. Andaj ai ftoi mandatarin Konjufca për ekspozenë para deputetëve dhe paraqitjen e emrave të kabinetit qeveritar.

Mandatari për formimin e Qeverisë, Glauk Konjufca në fjalën e tij para deputetëve tha se pa një Qeveri të re, Republika e Kosovës e ka të sigurtë vetëm një gjë: thellimin e krizës aktuale. 

“Me këtë animozitet në spektrin tonë politik, vështirë që do arrijmë edhe një konsensus për zgjedhjen e presidentit në muajin mars”, tha Konjufca, duke shtuar  se ky vit do njihet si vit që shumica humbi në përpjekje për formim të institucioneve.

“Për herë të parë Kuvendi i Republikës nuk arriti ta legjitimojë me votë Qeverinë e shtetit. Votimit të 26 tetorit i priu një krizë 6 mujore si rezultat i pamundësisë për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit. Viti 2025 do mbahet mend si vit që shumica e vitit humbi në përpjeketje për themelin të Kuvendit dhe Qeverisë”, tha Konjufca gjatë fjalës së tij si mandatar për formim të Qeverisë.

Gjatë fjalimit ai përmendi edhe disa nga të arriturat e Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti.

“Po hyjmë në vitin e pestë me rritje ekonomike mbi 4 përqind, disiplina fiskale po shkon duke u konsoliduar dhe mbledhja e tatimeve ka shënuar rritje enorme. Në veri të vendit janë luftuar me sukses strukturat kriminale të Serbisë, kurse buxheti për mbrojtje është katërfishuar. Në planin ndërkombëtar, gjatë këtyre viteve u mundësua lëvizja pa viza në Zonën Shengen për qytetarët tanë dhe erdhën tre njohje të reja, këto janë bërë falë punës së mirë të qeverisë Kurti”, tha Konjufca. 

Tani, sipas tij janë në fazën e dytë për krijimin e qeverisë. 

“Synojmë disa gjëra bazike si kursimi  i Kosovës nga dy palë zgjedhje eventuale që mund të jenë në dhjetor dhe në mars të vitit të ardhshëm”, tha ai. 

Konjufca potencoi se kanë bërë tri veprime për të shmangur zgjedhjet.

“Dy letra për koalicion për partinë e tretë e që u refuzuan, e dyta është përpjekja për formimin e komisioneve parlamentare, dhe kjo e treta që gjendemi tani: mandatari i dytë”, tha kandidati për kryeministër.

Konjufca përmendi edhe synimet që kanë për vitin e ardhshëm.

“2026 do jetë vit i investimeve kapitale e shëndetësisë, rritjes së pagës minimale, reformës së sistemit pensional, reformë për fondet e sigurimeve shëndetësore, transparencës e rendit publik.

Vit i mbështetjes për vajza dhe gra dhe të rinjeve në teknologji të informacionit”, tha ndër të tjera Konjufca.

Gjatë paraqitjes së tij ai prezantoi edhe përbërjen e qeverisë së propozuar, në përbërje:
 
Zv. kryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme – Albin Kurti
 
Zv. kryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë – Donika Gërvalla
 
Zv. kryeministër i tretë për çështje të pakicave dhe bashkëpunim ekonomik – Fikrim Damka
 
Ministër i Financave dhe Ekonomisë – Hekuran Murati
 
Ministër për Familje dhe Mirëqenie Sociale – Andin Hoti
 
Ministër i Mbrojtjes – Ejup Maqedonci
 
Ministër i Punëve të Brendshme – Xhelal Sveçla
 
Ministër i Administratës Publik dhe Digjitalizimit – Lulzon Jagxhiu
 
Ministër i Shëndetësisë – Arben Vitia
 
Ministër i Arsimit – Avni Zogiani
 
Ministër i Kulturës dhe Turizmit – Fatmir Spahiu
 
Ministër i Sportit dhe Rinisë – Blerim Gashani
 
Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal – Rasim Demiri
 
Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor – Fitore Pacolli
 
Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Armend Muja
 
Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit – Besnik Bislimi 
 
Ministre e Tregtisë, Industrisë dhe Integrimeve Evropiane – Mimoza Kusari-Lila
 
Ministre e Energjisë dhe Minierave – Artane Rizvanolli
 
Ministër për Komunitete dhe Kthim – Nenad Rashiq
 
Ministër për Zhvillim Rajonal – Sejnur Vejshall.

Pas paraqitjes së mandatarit për kryeministër, fjalën e morën përfaqësuesit e grupeve parlamentare.

Në emër të Partisë Demokratike të Kosovës deputeti Uran Ismaili tha se kjo seancë është e pakuptimtë dhe farsë.

“Seanca është e pakuptimtë sepse rezultati i seancës dihet. As vet kandidati Konjufca nuk beson se ai do të jetë kryeministër i vërtetë e Kurti zëvendës i tij”, tha Ismaili, duke theksuar se vota e PDK-së do të jetë kundër. 

Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, deputeti Lumir Abdixhiku tha se kryeministri Kurti në vend se të merret me probleme të qyetarëve, merret me gjëra joreale. 

“Temat që i prekin qytetarët tanë, nuk janë as qëllim apo prioritet i tij”, tha Abdixhiku. 

Në emër të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, deputeti Ramush Haradinaj, theksoi mungesë serioziteti për peshën e situatës në vend nga ana e mandatarit për formimin e Qeverisë.

“Jo për shkak të formës, po për shkak të respektit të peshës së proceseve, kritikën për mandatarin e kam se nuk na dha një listë me emrat e kabinetit qeveritar. Ka qenë e rrugës me na i dhanë këta emra”, tha Haradinaj.

Qëndrimet e tyre i paraqitën edhe Lista Serbe dhe Grupi parlamentar multietnik, nëpërmjet deputetëve Igor Simiq dhe Elbert Krasniqi. Simiq u deklarua kundër qeverisë së propozuar, ndërsa Krasniqi konfirmoi mbështetjen e grupit që përfaqëson. 

Pas diskutimeve kryetari Basha procedoi me votimin e kabinetit të propozuar.

Nga deputetët e pranishëm, 56 deputetë votuan “për”, 53 “kundër”, ndërsa 4 deputetë abstenuan. Në bazë të rezultatit kryetari Basha tha se Qeveria e re nuk është zgjedhur pasi që nuk mori 61 votat e domosdoshme.

Share This:

Tags: Kuvendi
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Krenare Latifi – Kqiku zgjidhet kryesuese e

6 January 2026
Marketing

Shpallje *** Shpallje *** Shpallje

6 January 2026
Lajme

Rrahmani e Gjimshiti në formacionin e javës

6 January 2026
Lajme

Pas tri vitesh mungesë, a do të

6 January 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Lëvizja Vetëvendosje mban sot konferencë për media

10 September 2025

Vetëvendosje do të mbajë sot një konferencë për media në hollin e Kuvendit të

Lajme

Vendosen pankarta proteste në hyrje të Kuvendit

30 August 2025

Një qytetar ka vendosur disa pankarta në hyrje të Kuvendit të Kosovës, në prag

Lajme

Në tentimin e dytë, VV-ja propozon Donika

20 August 2025

VV-ja në tentimin e dytë ka propozuar Donika Gërvallën për kryeparlamentare, pasi dështoi votimi 

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.