SC Gjilani zhgënjen, Fushë Kosova merr fitoren e parë në elitë
Fushë Kosova ka arritur ta mposht Gjilanin me rezultat 2-0 në kuadër të ndeshjes së mbetur nga java e parë.
Pjesa e parë nuk solli gola deri në fundin e saj, kur Fushë Kosova fitoi penallti.
Nga pika e bardhë ishte i saktë Urim Statovci që shënoi për 1-0.
Në pjesën e dytë Gjilani tentoi ta barazojë rezultatin me çdo kusht, por nuk ia arriti.
Urim Statovci shënoi për 2-0 në minutën e 79-të, kur me kokë tundi rrjetën pas asistimit të Dorent Hajdarit.
Kjo është fitorja e parë e Fushë Kosovës në elitë, ku tani ka 5 pikë, por ende mban vendin e fundit.
Në anën tjetër Gjilani mbetet i teti me 8 pikë.