
SC Gjilani – Komunikatë | Mbyllet bashkëpunimi me Kenan Haxhihamzën
Sport Club Gjilani njofton opinionin publik, tifozët dhe mediat se, me marrëveshje të përbashkët, është vendosur të ndërpritet para kohe bashkëpunimi me futbollistin Kenan Haxhihamza.

Ky vendim është marrë pas një bashkëpunimi korrekt dhe profesional mes palëve, duke respektuar të gjitha detyrimet kontraktuale dhe duke ruajtur respektin e ndërsjellë.

Klubi i falënderon futbollistin Haxhihamza për kontributin e dhënë gjatë kohës së qëndrimit në ekip dhe i uron shumë suksese në vazhdimin e karrierës së tij profesionale.
Zyra për shtyp,
5 Korrik, 2025
5 July 2025
