Tuesday 25 November 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Lajmi i Fundit: Ekzekutohen shtesat për mbi 400 mijë fëmijë, me rritje 50%

Mbahet seanca në rastin e parë të ish-kryeshefit të KEK-ut Krasniqi

Vranësira e intervale me diell sot

UKZ shpall: Konkurs për ndarjen e bursave universitare në nivelin bachelor dhe master për vitin

Autobusët e “Trafikut Urban” nisën për te objekti i Qeverisë

Masat e ftohta polare dhe cikloni sjellin reshje të reja dhe ulje të temperaturave, pritet

Shkruan: Nexhat Rexha – Letërsia arbëreshe në studimet letrare të zgjedhura të Anton Nikë Berishës

Nis Projekti Erasmus+ MEDIATOR në UKZ

LDK e nominon Lumir Abdixhikun si kandidat për Kryeministër

Kamenicë: Kryetari Rahimaj pret në takim përfaqësues nga CNVP

 Samiti i Bërdo-Brionit: Kërkohet që zgjerimi i BE-së të jetë më i shpejtë dhe efikas
Lajme

Samiti i Bërdo-Brionit: Kërkohet që zgjerimi i BE-së të jetë më i shpejtë dhe efikas

6 October 2025 0 Comment 5 min read

AA

Nikoqirët e samitit të sotëm të Procesit të Bërdo-Brionit kanë theksuar nevojën që procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian të jetë më i shpejtë dhe efikas. Në mbyllje të samitit që u mbajt në Durrës u nënvizua nevoja edhe e bashkëpunimit rajonal, si parakusht për anëtarësim në bllok.

Në konferencën për media të presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, presidentes së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, dhe presidentit të Kroacisë, Zoran Milanoviq, u tha mes tjerash që marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë element thelbësor për ruajtjen e paqes në rajon, zhvillimit ekonomik dhe integrimit rajonal. Në samit mori pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, krahas liderëve të rajonit, përfshirë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, tha se Shqipëria synon t’i përfundojë negociatat teknike me BE-në deri në vitin 2027, ndërsa të bëhet anëtare e plotë e Bashkimit Evropian deri në vitin 2030. Krahas kësaj, ai tha se rajoni po ballafaqohet me sfida të sigurisë që kërkojnë rritje të bashkëpunimit dhe koordinimit më të ngushtë mes vete.

“Rajoni ynë përballet me sfida të sigurisë të cilat kërkojnë rritje të bashkëpunimit dhe koordinimit më të ngushtë mes nesh. Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor përbën një mundësi të çmuar për zhvillimin ekonomik…Shqipëria synon të përfundojë negociatat teknike deri në vitin 2027, ndërsa të bëhet anëtare e plotë e Bashkimit Evropian deri në vitin 2030”, theksoi ai.

Ndërsa presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, tha se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për një perspektivë evropiane për të siguruar stabilitetin, paqen dhe sigurinë. Sipas saj, zgjerimi i BE-së duhet të jetë lartë në agjendën politike, ndërkaq procesi më i shpejtë dhe efikas.

Ndërsa presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, tha se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për një perspektivë evropiane për të siguruar stabilitetin, paqen dhe sigurinë. Sipas saj, zgjerimi i BE-së duhet të jetë lartë në agjendën politike, ndërkaq procesi më i shpejtë dhe efikas.

“Takimi i sotëm që u mbajt nën moton ‘interesa të përbashkëta, angazhim i përbashkët, e ardhme e përbashkët’ – së bashku përpara drejt Bashkimit Evropian – dhe të respektuar, kjo moto nuk është thjesht simbolike, ose të paktën nuk duhet të jetë. Është drejtimi që rajoni i Ballkanit Perëndimor ka nevojë për një perspektivë evropiane, sepse është mjeti më efektiv politik për të siguruar stabilitetin, paqen dhe sigurinë”, tha ajo.

Ndërkaq, presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, përmendi rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit rajonal për të adresuar nevojat dhe problemet e përbashkëta të vendeve të Ballkanit.

Ai theksoi se Bashkimi Evropian duhet të forcojë rolin në arenën ndërkombëtare, pasi politikat botërore kanë ndryshuar. Presidenti Milanoviq shprehu, gjithashtu, dëshirën që samiti i radhës të mbahet në Kroaci.

“Qeveria kroate ofron mbështetje për të gjitha vendet e rajonit aq sa mundet. Deri tani më duket që nuk diskriminon, dhe besoj që edhe kështu do të vazhdojë. Por ky forum është diçka tjetër dhe, sipas mendimit tim, edhe më i rëndësishëm kur flasim për bisedime dhe dialog në këtë nivel. Ky është një dialog i cili është parakusht i çfarëdo marrëdhënieje dhe, posaçërisht, i raporteve të mira”, deklaroi ai.

Krahas këtyre tre liderëve, në samit morën pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Procesi i Bërdo-Brionit është një ngjarje shumëpalëshe vjetore në Ballkanin Perëndimor.

Ai u iniciua në vitin 2010 nga Sllovenia dhe Kroacia.

Procesi i Bërdo-Brionit përfshin Slloveninë dhe Kroacinë, shtete anëtare të BE-së, dhe kandidatët e kandidatët potencialë për anëtarësim në BE nga Ballkani Perëndimor: Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina./KosovaPress

Share This:

Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Lajmi i Fundit: Ekzekutohen shtesat për mbi

25 November 2025
Lajme

Mbahet seanca në rastin e parë të

25 November 2025
Lajme

Vranësira e intervale me diell sot

25 November 2025
Lajme

UKZ shpall: Konkurs për ndarjen e bursave

25 November 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Lajmi i Fundit: Ekzekutohen shtesat për mbi

25 November 2025

Tashmë janë ekzekutuar shtesat për mbi 400 mijë fëmijë. Kështu ka bërë të ditur

Lajme

Mbahet seanca në rastin e parë të

25 November 2025

Sot (e martë) është e planifikuar seanca në rastin ku Prokuroria Speciale e akuzon

Lajme

Vranësira e intervale me diell sot

25 November 2025

Riga lokale shiu kalojnë pjesëve më qëndrore të vendit mëngjesin e së martës. Ditën

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.