Sunday 22 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

“Avionët tanë fluturuan 18 orë pa i parë askush”, flet gjenerali që drejtoi sulmin e

🛑 Raketat iraniane godasin Tel Avivin – dëme të mëdha dhe të paktën 16 të

‘MOP’ – Bomba që ShBA-ja përdori për t’i goditur objektet bërthamore të Iranit

Kurti mbështet ShBA-në në sulmet ndaj Iranit: Është aleati ynë kryesor dhe partner i pazëvendësueshëm

Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët

Irani kërkon mbledhje urgjente të OKB-së, pas sulmeve të SHBA-së

Demokratët kritikojnë ndërhyrjen e kryer nga Trumpi pa autorizimin e Kongresit

Trump: SHBA sulmoi tre centralet bërthamore në Iran

Shqiptarët “pushtojnë” New Yorkun në paradën kuqezi

Përfundon pjesa e parë e Provimit të Maturës, MASHTI: Një numër i madhi nxënësve u

 “Sa fole ti më përplasën”, e moshuara abuzohet në azil privat – Storie nga Tv Klan
Lajme

“Sa fole ti më përplasën”, e moshuara abuzohet në azil privat – Storie nga Tv Klan

6 September 2023 0 Comment 9 min read

AA

Denoncimi i radhës në redaksinë e emisionit “Stop” vjen nga zonja Nafije në adresë të azilit privat “Rrezet e Jetës”. Në këtë shtëpi për kujdesin e të moshuarve ishte akomoduar nëna e saj, e ndjera Kadrije Ruko, nga djali i madh.

Sipas Nafijes, nëna 86-vjeçare e paralizuar, është dhunuar dhe abuzuar në këtë institucion. Nafija e vizitonte të ëmën dhe kjo e fundit i thoshte, se e keqtrajtonin e nuk i jepnin për të ngrënë e për të pirë.

“E gjeta në gjendje të rëndë shëndetësore dhe duke qarë, por nuk më tregonte se pse qante. Dyshoja. I ngrija pizhamet dhe ajo ishte me njolla të zeza në trup. Të motra dhe te vëllai nuk pati shenja asnjëherë. Se një i paralizuar nuk ka si të vritet. Dyshova dhe i thashë çfarë është kjo kështu. Nëna nuk fliste se kishte frikë nga ato që e dhunonin. E dhunonin pa masë. Unë vija e ushqeja se nëna ishte e uritur, pa ujë. Nëna ime thoshte m’u tha buza për ujë. Ato nuk i jepnin sepse nuk donin t’i ndërronin bebelinat. Gjej pronaren dhe e pyes. Vritet vetë thoshte”, tregoi denoncuesja.

Madje vetë Nafija konstatoi hematoma në trupin e së ëmës së ndjerë. Zonja Nafije ka edhe fotografi, që i ka bërë së ëmës ku duken shenjat e abuzimit.

“Nuk kisha çfarë të bëja. E gjeta 5 herë të vrarë. Një telefon e kisha në shtëpi, ai ishte vetëm për foto, u detyrova u bëja foto në fshehtësi. Pashë këmbët nënës, i ngrita pizhamet, aty kam qarë me të madhe se i kishin vrarë këmbën e djathtë e kishin bërë copa-copa. Nafije më tha mua, këta të dhunojnë, nuk të ushqejnë, nuk të japin një pikë ujë. Kur vija te nëna ime këto e puthnin në sy tim, ishin skemat. Kisha frikë sepse një herë u përplasa me këtë Lilin dhe i thashë pse është vrarë nëna. Vritet vetë. Nuk vritet vetë i thashë se ka 6 vjet e paralizuar, si vritet vetë këtu i thashë unë. Nëna iku dhe nuk kthehet më, por atje ishte azili i vdekje, jo i jetës. Atje shikoje vdekjen me sy”, tha denoncuesja.

Pas ndarjes nga jeta të nënës, Nafija shkon të marrë sendet e saj personale e të gjejë përgjigje për pikëpyetjet, që e mundojnë.

“Ajo nuk tregonte se kishte shumë frikë nga ato. Ato tha të sjellin me grusht në kokë, në krahë, në këmëb. Po si të sjellin? Po të të tregoj ty më vrasin më keq tha. Ishte e pangrënë, ishte e uritur. Më ka thënë disa herë. Ato nuk i jepnin as ushqim dhe as ujë, nëna sa vinte dhe dobësohej”, u shpreh denoncuesja.

Njëra nga punonjëset i thotë se nuk ia ka prekur të ëmën, por kur e ka bërë ta gjejë nga Zoti.

Qytetarja: Si je?

Roja: Hajde!

Qytetarja: Si ke qenë? Mirë je me shëndet?

Roja: Mirë!

Punonjësja: Aty! Aty rri Nafije!

Qytetarja: Dua të marr çikë ato gjërat e mamit, se kam fol!

Punonjësja: Po! Po! Aty rri, te dera!

Roja: Aty rri, se t’i sjellin ato!

Qytetarja: E mirë! Faleminderit!

Punonjësja: Si je Nafije? Mirë? A u qetësuat noi çikë?

Qytetarja: Po si iku ajo nëna ime me plagë në atë varr?

Punonjësja: Nënën tate e kam peshuar unë.

Qytetarja: Po ça peshove ti?!

Punonjësja: Për Zotin e kam peshuar unë, nuk e…, kam Zotin dëshmitar unë. Nënën tate ta kam peshuar unë.

Qytetarja: Pse dhunohesh nëna jonë? Pse ishte me plagë? Kjo më ka ngelur pishman.

Punonjësja: Nëna jote nuk u dhunua fare. Nëna jote dhunonte veten, sepse u vriste ja… kam Zotin. Ajo…

Qytetarja: Pse s’u vra 6 vjet e paralizuar?

Punonjësja: Po ajo, ajo sëmundje degradon, moj ti. Sëmundja dita-ditës degradon, moj. Shihe tjetrën, se si është vrarë atje! Nga krevati ka rënë në tokë.

Qytetarja: Nëna ime më tha kështu. Ajo më tha, “Nafije pse fole ti, ditën tjetër, ajo më përplasi në bide” më tha mua. Për atë Zot lart!

Punonjësja: Asnjëherë në botë.

Qytetarja: Po ja, jo s’ishe ti, ishte ajo tjetra.

Punonjësja: Jo, jo! Harroje, se ndodh! Kush ta ketë bërë, e ka Zotin lart, i vuajt pasojat!

Qytetarja: Ajo më tha dy herë “Nafije mos ik” më tha, “se më vrasin”.

Punonjësja: E ke gabim. Ta ka thënë kot, se nuk është e vërtetë kjo gjë.

Ndërsa Lili Sadaj, bashkëshortja e administratorit të azilit “Rrezet e Jetës”, pretendon se e ndjera Kadrije, herë pas here bënte veprime të pakontrolluara.

“Nëna Kadrija bënte veprime të pakontrolluara që do të thotë herë pas here godiste dorën tek krevati, edhe kokën, apo edhe tek karroca kur e nxirrnin zonjat për ta larë, apo kur e nxirrnim në verandë”, tha ajo.

Nga ana tjetër, për doktorin e qendrës Selim Ibrahimi, diagnoza ishte tension dhe probleme kardiake./tvklan.al

Share This:

Tags: TV Klan
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

“Avionët tanë fluturuan 18 orë pa i

22 June 2025
Futboll

E KRYER! Milan siguron super goditjen e

22 June 2025
Lajme

🛑 Raketat iraniane godasin Tel Avivin –

22 June 2025
Lajme

‘MOP’ – Bomba që ShBA-ja përdori për

22 June 2025
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.