Rrustem Mustafa ftohet për të dëshmuar në Hagë
Me ftesë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Rrustem Mustafa do të paraqitet në Hagë për të dëshmuar rreth organizimit të UÇK-së dhe pretendimeve të prokurorisë në procesin gjyqësor kundër ish krerëve të UÇK-së.
Ish komandanti i Zonës së Llapit e ka konfirmuar se do të udhëtoj në Hagë.
“Javën e ardhshme jam ftuar të dëshmoj në Hagë. Do ta mbroj të vërtetën e luftës së UÇK-së”, ka thënë Mustafa.
Kujtojmë se Mustafa kishte pranuar një ftesë për intervistim edhe më 14 janar të vitit 2019, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës (ZPS) në Hagë,
Gjykata Speciale për Kosovën u krijua në vitin 2015, me votat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Burimi i lajmit: Gazeta Sinjali