
Rrezohet autovinçi, vdes një person në Ferizaj
Një person ka vdekur pas lëndimeve të marra në vendin e punës në Ferizja.

Sipas njoftimit të policisë, dy persona derisa ishin duke punuar është rrezuar mjeti i punës, (autovinçi) dhe si pasojë të dy kanë pësuar lëndime.
“Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor ku njëri prej tyre ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve, ndërsa rasti është në hetime.
