Rrahmani e Gjimshiti në formacionin e javës në Serie A
Amir Rrahmani dhe Berat Gjimshiti kanë hyrë në formacionin e javës në Serie A të faqes së njohur, Sofascore.
Kapiteni i Kosovës shkëlqeu në fitoren e Napolit në fundjavë ndaj Lazios, teksa edhe shënoi gol.
Rrahmani u vlerësua me notën 8.0.
Në formacionin e javës zuri vend edhe kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti i cili ishte i jashtëzakonshëm në fitoren e Atalantas 1:0 ndaj Romës.
Nota e tij ishte më e larta nga të gjithë lojtarët e këtij formacioni, 8.9.

