Rohde: Urime e dashur Kosovë, jini të sigurt që Gjermania vazhdon të jetë mike e ngushtë e juaja
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka uruar qytetarët e Kosovës për nder të Ditës së Pavarësisë.
Ai në një postim në X, thotë se Gjermania do të vazhdojë të jetë një mikë e ngushtë dhe partnere e fortë në rrugën tuaj drejt integrimit euroatlantik.
“Të dashur qytetarë të Kosovës, me rastin e ditës së Pavarësisë, unë dhe kolegët e mi të ambasadës ju urojmë Ditën e Pavarësisë. Me liberalizimin e bërë realitet më 1 janar, Kosova ka nisur me hapa të mirë këtë vit. Jini të sigurt se Gjermania do të vazhdojë të jetë një mike e ngushtë dhe partnere e fortë në rrugën tuaj drejt integrimit euroatlantik! Urime edhe një herë!”, thotë Rohde në videon e postuar.
Republika e Kosovës feston sot 16-vjetorin e pavarësisë. Më 17 Shkurt të vitit 2008, Kuvendi i Kosovës shpalli Kosovën shtet të pavarur sovran dhe demokratik. Ky përvjetor do të përcillet me shumë aktivitete institucionale.
Krerët e shtetit do të bëjnë ngritjen e flamurit shtetëror në mëngjes, do të bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova e ai i veprimtarit Adem Demaçi dhe në Kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz. Ndërkohë, Kuvendi do të mblidhet në seancë solemne. Më vonë, krerët e shtetit do të mbajnë edhe pritjen shtetërore.
Deri tani, pavarësinë e Kosovës e kanë njohur 117 vende. Shteti i fundit që ka njohur është Izraeli.
Krerët e shtetit: 17 Shkurti i 2008-tës arritja më e madhe historike e shtetit tonë, Republika e jonë s’ka qenë asnjëherë më e fortë.