Friday 2 January 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy gra përfundojnë në spital

Akademi Përkujtimore në Kuvendin e Kosovës për Nexhat Dacin

Homazhet për Nexhat Dacin në Kuvendin e Kosovës

Nis numërimi i votave nga 29 përfaqësitë diplomatike

Kolona të gjata në pikëkalimet me Serbinë – Diaspora po kthehet në vendet e BE-së

VV, PDK dhe LDK: Renditja e kandidatëve më të votuar deri tani

Chelsea ndahet me trajnerin Enzo Maresca

E konfirmon Policia: Rreth 40 të vdekur në tragjedinë në Zvicër

Lindja e parë për vitin 2026 trenjakë – Kurti: Gëzim i posaçëm për të gjithë

35 të lënduar nga mjetet piroteknike, disa me lëndime serioze

 Rinisja e bisedimeve me Iranin, CNN zbardh detaje të takimit “sekret” në Shtëpinë e Bardhë
Lajme

Rinisja e bisedimeve me Iranin, CNN zbardh detaje të takimit “sekret” në Shtëpinë e Bardhë

27 June 2025 0 Comment 4 min read

AA

Administrata Trump ka diskutuar mundësinë e dhënies së Iranit akses në 30 miliardë dollarë për të ndërtuar një program civil të energjisë bërthamore dhe për të lehtësuar sanksionet, shkruan CNN.

E gjitha kjo është pjesë e një përpjekjeje intensive për ta rikthyer Teheranin në tryezën e negociatave, konfirmuan katër burime të njohura me çështjen.

Lojtarë kyç nga Shtetet e Bashkuara dhe Lindja e Mesme kanë biseduar me iranianët prapa skenave edhe gjatë një serie sulmesh ushtarake ndaj Iranit gjatë dy javëve të fundit. Këto diskutime vazhduan këtë javë pasi u arrit një marrëveshje armëpushimi, thanë burimet.

Zyrtarët e administratës Trump theksuan se janë bërë disa propozime. Ato janë paraprake, por amerikanët nuk janë të gatshëm të negociojnë për një gjë – Irani nuk duhet të pasurojë uranium.

U zhvillua një takim sekret

Disa detaje të marrëveshjes së mundshme u përpunuan në një takim sekret, që zgjati disa orë, midis të dërguarit special të Trump, Steve Witkoff, dhe partnerëve të Gjirit Persik në Shtëpinë e Bardhë të premten e kaluar, një ditë para sulmeve ushtarake amerikane ndaj Iranit, thanë për CNN dy burime të afërta me zhvillimet.

Ndër kushtet e pazbuluara më parë që po diskutohen është një investim i vlerësuar prej 20 deri në 30 miliardë dollarësh në një program të ri bërthamor iranian pa pasurim që do të përdoret për qëllime civile të energjisë, thanë për CNN zyrtarë të administratës Trump.

Një zyrtar këmbënguli se paratë nuk do të vinin direkt nga SHBA-ja, por nga partnerët arabë. “SHBA-ja është e gatshme të zhvillojë këto bisedime me Iranin. Dhe dikush do të duhet të paguajë për ndërtimin e programit bërthamor, por ne nuk do ta marrim këtë angazhim”, vuri në dukje zyrtari.

Stimuj të tjerë përfshijnë heqjen e mundshme të disa sanksioneve ndaj Iranit dhe lejimin e Teheranit për të pasur akses në 6 miliardë dollarë që aktualisht mbahen në llogari bankare të huaja.

Një ide tjetër doli javën e kaluar dhe është aktualisht në shqyrtim. Është ideja që aleatët e Amerikës në Gjirin Persik të paguajnë për të zëvendësuar impiantin bërthamor Fordo, të cilin amerikanët e sulmuan me bomba që shkatërrojnë bunkerët gjatë fundjavës, me një program jo-pasurimi.

“Njerëz të ndryshëm po sjellin shumë ide dhe shumë prej tyre po përpiqen të jenë krijues”, raporton tutje CNN.

“Mendoj se është plotësisht e pasigurt se çfarë do të ndodhë këtu”, shtoi një burim tjetër i njohur me pesë raundet e para të bisedimeve midis SHBA-së dhe Iranit që u zhvilluan para sulmeve izraelite dhe amerikane ndaj programit bërthamor të Iranit.

Witkoff i tha dje CNBC se SHBA-të po kërkojnë një “marrëveshje gjithëpërfshirëse paqeje”.

Share This:

Tags: Irani ShBA
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit,

2 January 2026
Lajme

Akademi Përkujtimore në Kuvendin e Kosovës për

2 January 2026
Lajme

Homazhet për Nexhat Dacin në Kuvendin e

2 January 2026
Lajme

Nis numërimi i votave nga 29 përfaqësitë

2 January 2026
RELATED Stories for you
Lajme

𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐌𝐚𝐪𝐞𝐝𝐨𝐧𝐜𝐢 𝐩𝐫𝐢𝐭𝐢 𝐧ë 𝐭𝐚𝐤𝐢𝐦 𝐤𝐨𝐧𝐠𝐫𝐞𝐬𝐢𝐬𝐭𝐞̈𝐭 𝐌𝐢𝐤𝐞

24 November 2025

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti sot në takim delegacionin e SHBA-së

Lajme

Mbyllja e qeverisë amerikane, Ambasada e ShBA’së

1 October 2025

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka dalë me njoftim pas

Lajme

Trump arrin marrëveshje historike: Japonia investon 550

4 September 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shpallur zyrtarisht një marrëveshje të re tregtare me

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.