Rikthehet faqja e Komunës së Gjilanit në Facebook
Faqja e rikthyer e Komunës së Gjilanit në platoformën Meta, Facebook e Instagram, ka njoftuar rikthimin e saj pas një periudhe të gjatë prej se është jahstë kontrollit, sic thuhet, sulmit që ka ndodhuar muaj më parë.
Sipas njoftimit, mësohet se rikthimi I faqes ka ndodhur mbrëmë, 27 mars 2024, ndërsa theksohet cështja ka qenë më komplekse se c’është vlerësuar fillimisht, në shiqim të parë.
“Pas pesë muajve, që kur ishte hakuar, faqja e Komunës së Gjilanit në facebook, është rikthyer mbrëmë. Komuna e Gjilanit, përmes Zyrës për Informim i ka bërë kërkesë të vazhdueshme META-s, për rikthimin e faqes dhe gjithmonë ka marrë përgjigje se janë duke punuar në këtë drejtim, por sipas tyre, çështja kishte dalë më e komplikuar se sa kishin menduar”, shkruan vec tjerash faqja e Komunës së Gjilanit.
Njoftimi i plotë
Pas pesë muajve, që kur ishte hakuar, faqja e Komunës së Gjilanit në facebook, është rikthyer mbrëmë.
Komuna e Gjilanit, përmes Zyrës për Informim i ka bërë kërkesë të vazhdueshme META-s, për rikthimin e faqes dhe gjithmonë ka marrë përgjigje se janë duke punuar në këtë drejtim, por sipas tyre, çështja kishte dalë më e komplikuar se sa kishin menduar.
Sidoqoftë, më në fund, faqja është rikthyer e funksionalizuar dhe tani është e qasshme për publikun, si një alternativë shtesë për njoftim me punën dhe aktivitetet e institucioneve komunale.
Publikut i kërkojmë falje për mungesën e deritashme, por zgjidhja nuk ishte në dorën tonë.