Thursday 26 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Nis sot afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për zgjedhje

Kamenicë: Drejtoresha Leka nënshkruan marrëveshjen e re të bashkëpunimit me APRK-në

Tharje të lëkurës, ushqime të ngrohta: Jeta brenda avionëve që bombarduan Iranin

Kosova përmendet nga Trump në Samitin e NATO-s, hera e tretë brenda pak ditësh

KKSB vlerësoi gjendjen e sigurisë të qetë dhe rënie të rasteve të vjedhjeve e dhunës

Valë e nxehtë godet vendin, temperaturat deri në 38°C këtë të enjte

“Jo më ‘masakra’ me 40 euro shezlloni për kosovarët”, Ndreu – Katër euro në qendër

Trump: Ndalëm Serbinë, që ishte gati të vepronte

Ndërron jetë në moshë të re Besart Maliqi nga Kamenica

Tirana mikpritëse e Samitit të NATO-s në vitin 2027

 Rezultatet e Gjysmëmaratonës “Gjilani 2023”, Atletët nga Ukraina fitues të Gjysmëmratonës “Gjilani 2023”
Lajme

Rezultatet e Gjysmëmaratonës “Gjilani 2023”, Atletët nga Ukraina fitues të Gjysmëmratonës “Gjilani 2023”

1 May 2023 0 Comment 7 min read

AA

Dy çmimet e para në vrapimin e gjatë 21 kilometra, nga Zhegra deri në Gjilan e anasjelltas, që është mbajtur në kuadër të “Ditëve të Agimit” i ka takuar atletëve nga Ukraina, Bogdan Semenec dhe Natalija Seminoviq.

Gara është mbajtur në disa kategori dhe ajo ishte ndërkombëtare, kurse ky ishte edicioni i dytë i saj.

Gjysmëmaratona “Gjilani 2023” është organizuar nga Shoqata e Pedagogëve të Kulturës Fizike në Gjilan dhe me mbështetjen e Federatës së Atletikës të Kosovës dhe të Komunës së Gjilanit. Gjysmëmaratona ka marrë përmasat e një gare ndërkombëtare.

Halil Sylejmani, kryetar i Federatës së Atletikës së Kosovës, ka thënë se kjo garë e nderon figurën e heroit Agim Ramadani dhe se tashmë ajo është ndërkombëtare, kurse Muhamet Hajrullahu, kontribuues dhe njeriu që nuk kursen dhe i ka qëndruar afër kësaj gare, ka theksuar dhe ka uruar që viteve të tjera ky manifestim të mbahet edhe në Tiranë dhe që të mbetet maratonë ndërkombëtare për nder të heroit Agim Ramadani.

Afrim Selimi, kryetar i Pedagogëve të Kulturës Fizike të Gjilanit, ka thënë se shpresojnë që gjysmëmaratona do të shndërrohet në garë tradicionale jo vetëm për Zhegrën, por për tërë Kosovën. Ai duke folur për shtegun, tha se ai ka këto shtigje: vrapimi kryesor – gjysmëmaratona prej 21 km, tjetra në 10 km dhe e fundit në 5 km.

Garues pati nga SHBA-të, Ukraina, Polonia, Kroacia, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës e Kosova.

Në emër të familjes së heroit Agim Ramadani, ka falënderuar vëllai i tij, Jashar Ramadani, që ka thënë se kjo garë e nderon veprën e heroit, andaj familja Ramadani i falënderon të gjithë garuesit.

Në gara u arritën këto rezultate:

5000 metra – vajzat

Vendi i tretë: Aurora Vataj

Vendi i dytë: Enida Zeqiri

Vendi i parë: Doruntina Restelica

5000 metra – djemtë:

Vendi i tretë: Vigan Kllokoqi

Vendi i dytë: Uran Ahmeti

Vendi i parë: Përparim Gashi

10000 metra – vajzat

Vendi i tretë: Odeta Belegu

Vendi i dytë: Ejona Shala

Vendi i parë: Qëndresa Ramadani

10000 metra – djemtë

Vendi i tretë: Naim Gashi

Vendi i dytë: Genc Isufi

Vendi i parë: Ante Zhivkoviq

Me mirënjohje u nderuan edhe veteranët me 40, 50, 60 e 70 vjeç, kurse çmimet kryesore i fituan këta garues:

21 kilometra – vajzat:

Vendi i tretë: Bertinë Zymberaj

Vendi i dytë: Marija Vraiq

Vendi i parë: Natalija Seminoviq

21 kilometra – djemtë

Vendi i tretë: Ragmi Ibrahimi

Vendi i dytë: Emin Grajqevci

Vendi i parë: Bogdan Semenec

Share This:

Tags: Gjilani 2023 Gjysmemaratona
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Nis sot afati për dorëzimin e listave

26 June 2025
Lajme

Kamenicë: Drejtoresha Leka nënshkruan marrëveshjen e re

26 June 2025
Kuriozitete

Tharje të lëkurës, ushqime të ngrohta: Jeta

26 June 2025
Lajme

Kosova përmendet nga Trump në Samitin e

26 June 2025
RELATED Stories for you
Lajme Sport

Gjysmëmaratona GJILANI 2023

29 April 2023

Gjysmëmaratona “GJILANI 2023” – Programi i garës

Sport

Gjysmëmaratona e Gjilanit këtë vit do të

28 April 2023

Këtë vit në Gjysmëmaratonën e Gjilanit pritet të marrin pjesë numër më i madh

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.