Saturday 21 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Trumpi përmend përsëri Kosovën e Serbinë si konflikt që e kishte ndalur: Duhej të ma

Në UKZ-së ka qëndruar një delegacion nga Iowa e SHBA-së

Dr. Ismail Bekteshi pensionohet pas 35 vitesh shërbim: Nderohet nga Komuna e Vitisë për kontributin

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni: Ky është subvencionimi më i madh për qumështin në nivel

Policia mbanë ligjëratë për parandalimin e ngacmimeve në shkolla

Njeriu që vulosi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë: Ajo që është arritur në Kosovë është

Nga nesër paralajmërohet mungesë e theksuar e prodhimit vendor të rrymës, KESCO alarmon për kursim

Ushtarë të Gardës së Idahos kthehen në SHBA nga misioni gati njëvjeçar në Kosovë, familjarët

Dr. Ismajl Bekteshi pensionohet pas 35 vitesh shërbim: Nderohet nga Komuna e Vitisë për kontributin

Aktivitete javore në trafikun rrugor

 Revista Letrare “Agmia” – poezi nga opusi krijues i Sherafedin Kadriu
Kulturë Letërsi

Revista Letrare “Agmia” – poezi nga opusi krijues i Sherafedin Kadriu

13 November 2024 0 Comment 29 min read

AA

Sherafedin KADRIU – NGJYRË LEGJENDE – (Nga thellësia e një shpirti të virgjër)

VARGUT TIM

Si përgjigje poezisë sime “Vargu im”, botuar në Gjimnazisti, Gjilan, ndoshta në vitin 1979.

Ti,

Ishe udhëtar i pandalshëm

Pa asnjë ditë pushimi

E kurrë nuk u rrite

Të kam parë prore në shtegtim

Të kam dashur si gjethin n’ bulëzim

E kurrë nuk lulëzove

Të kam adhuruar edhe në natën pa gjumë

E t’i kam falur ëndrrat e kallura

E kurrë nuk u zgjove

Sot e kuptova se ti u dogje

E kurrë s’u poqe

Po unë të dua

Kështu si je

Se je hiri i vargut tim

Të lutem,

Bjer në valët e Margës e pusho te Vau Nënkala

Askush s’ka me të nga’

Ti e di më mirë se unë

Kurrë dy herë nuk rrjedh i njëjti ujë nën urë

LEXO EDHE:

Sherafedin KADRIU – dhjetë libra në një vështrim të përbashkët

HIJE PA DIELL

(Dielli do ndrrojë udhën: ka për t’u lindë nga Përendimi, Migjeni)

Atë natë hija e gjyshit plak

Patkonjtë i kish mbathë prapë

gjurmët brenda kanë hyrë

Kuajt ishin bërë fuzë përjashta

Labudzës po i binin muret

Dita e Shën Gjergjit

Me pak shi

I kishte freskuar bedenat e shkrumbuar

Poshtë

Guvat e Margës kanë shpërthyer currila

Si loti i vashës Angrinë

Shtojzovalle moj

krehri i artë

u bëfsha në flokët tu

Shih,

Diçka po shkëlqen në mesjetë

Ndoshta fitorja e humbur

Me do rregulla morali

***

Se

Pa shikimin kah lind perëndimi

Dymijë vjet kemi parë hije pa diell

Dhe gurë të zinj lumenjve të ngrirë

HAKMARRJA E BALADËS

Për gjyshin plak, atë babën Tomak

Bota qe Dovleti

Me nizamë e zaptije

Edhe me do çallma n’krye

Ndryshe nga plisi

Kallëzonin pleqtë

Kur patën ardhë për herë të parë

Te Podi Muhstafëz, Selishtën e patën kallë

Flakë të kuqe kishin shpërthyer arat e pakorrura

Edhe nata kishte mbetur pa gjumë

Në mëngjes

Te bedenat e parë të Kalasë

Kali zevzek hingëllinte dhimbshëm

As t’i hipje

As t’i zbrisje

Shqelm e kish qëlluar Labudzën

N’atë rrëmujë

Për një pikë ujë

Buzët shkrumb

Angrina e bardhë

Pak para mbrëmjes

Krihej pa turp para udhëtarit të vonë

***

Vitet paloheshin në hakmarrjen e baladës

Me do lot legjende

Njëherë e mirë…

***

Nuk e di pastaj

Si shkoi e kur erdhi

Nëpër një shteg të ngushtë kujtimesh

Gjyshi plak, ai baba Tomak

Këmbëkryq

Nën hije dushku tek thyente gishtërinjtë

Duhan nuk pinte

Se ahere duhani s’kish arrirë

A,

Një fletë dushku e kish bërë shoshë

***

Thonë që gjyshi plak, ai baba Tomak

Ishte konvertuar saktë

Si babëlok motesh

Ditë e lume me tespihe në dorë

Shëmbëllente pleqëri të fortë

***

Të gjitha i kish falë

Vetëm natën për vete e kish ndalë

Se nata ish e tij, e babës Mak

A N G R I N Ë

Për Ty çdo natë një çallmë më pak…

Nxirrte hak

MJESHTËRIA E MUSË TOMAKUT

(Krejt sipas gjyshit tim, babës Halit)

(Prolog)

Prej nga po vjen, o MusëTomaku?

Prej Beligradi qe besa.

Kah t’thanë me këqyrë?

Unë po këqyri kah grunaja jeme

Aty m’kanë punu t’partë e mi

Grun m’kanë m’sue me mjellë edhe mue

Kallin e fortë e ka gruni jonë

Nuk shoklitet kollaj

Kush e lyp ma t’butë,

Udha marë i koftë!

***

… E muri nisi me l’shue shtat

si ajo ndjenja e çartur…

Muri prej gurësh të nxjerrë te Prroni Jonuzit

me qyski…

punë e randë, biro!

Nji të shtune ja fala nji argat

Se prej se e majë n’mend

Pushimin të dillen e kemi bâ.

***

Kalimtarët shkojshin aty pari

Tuj urue

Puna e marë mjeshtër!

Burrit t’odës i keshke mustaku

Marë e mirë paç!

Urimi kthehej me urim…

***

A s’gjete kun’ mjeshtër, mixho!?

Jo biro, jo!

Vetë po due me mjeshtrue

E me i ra çekiç secilit guri

Qi e qet kryet jashtë muri

Se

Secili guri venin e vet e do

Guri âsht si njeri biro

Me bâ me dalë prej venit t’vet

Gjithkush me çekiç

M’i krye i rri

(Epilog)

Arave të MusëTomakut

Lavra

E gruri

Dhe

E korrura

Deri sot nuk u ndalen

PARA ANADOLLIT

Mu matanë udhës është Kulla e Tomakëve

Konak i çelur ditën edhe natën

Shumë e njeriu ka ngrënë bukën e tyre

Kurrë s’e kanë kursyer

***

Atë natë n’konak do burra t’vyeshëm

Muhabet deri n‘fyt

Si me e shtratëzu’ shtegun e me mbyllë udhën e madhe

Ai mustaqebardhi, Halit Tomaku

Ua preu n’cung kurbanin

me një fjalë:

Rrufja detit fundin

Këqyrë

A mbahet me valë ?!

***

Bashkë me agun

Fjalët iu ngjitën shpatinave të Karadakut

Oda priste përgjigje

Kuvendi nuk është mbyllur sot e asaj dite

BATARJA E MAUZERIT TË IDRIZ SEFERIT

(Sipas gjyshit tim)

Atë pasdreke ia dha nji rigë shi me stuhi

Se maj n’mend që ka ba vaki

Pa u lag me shi dita e Shën Gjergjit

***

Prej Kodres L’kenit

Si batare mauzeri nga Idriz Seferi

***

Kush kish me guxu’ veç atij trimi n’kohë t’Kralit me qit me mauzer

Ani me ia dhanë batare…

***

Mixhës Beg i keshi f’tyra

Leblebiat e dyqanit i bleu deri m’nja.

Djem, shkepni këto leblebia se s’i bleva për te shpia

Sosni krejt n’ket’ popull

Për kët’ gëzim

U mrri marrëveshja për atë thi mali te Kodra L’kenit

S’ka me pasë vrasje mes dy katuneve

(Si epilog)

Hyqmit të shkaut nuk i besonte asnjana palë

Tu e pasë Idriz Seferin

E ai i urti n’k’so raste veç me pushkë krahut

Si t’ishte ditë gjahu

………………………………

I zgodhi lisat qarr e bung edhe ua dha nga nji plum’

Nishangji si ai mâ

***

Prej tyne e teposhtë âsht Pogragjë

Aty e përpjetë Llovcë

***

E gëzofshi marimin! – thirri trimi

Bile keshi

Mos t’ma prekë kush kufinin

Se ma qet mundimin me ardhë e me e rujtë vetë…

***

Kufiri nuk ka luajtur qe 100 vjet

As s’do të luaj kurrë

ATY KU DARDANIA JETON NË VJETËRI

(Si përsëritja Sizifit)

Në Dodonë

Pas dy gjeneratave vjen Guri tërë gëzim

E dëgjoj tek më thërret

Në qiellin e shtatë të babës tim

Hej, gjysh!

O, gjysh!

Me Zeusin jam takuar në Yllësi

Zeusi si Zeusi

E do qiellin me nurin e tij

Tokën me virgjërinë e saj

Veçmas Evropën e dashuron si i marrë

Rrufetë i shkrep si shkëlqimi

Në tri pushkë udhë qëllimshëm i përplas

Aty Dradania jeton në Vjetëri

***

Heu, Guri gjyshit

Trimi im me fletë

Edhe me Zeusin qenke përpjekë

Ti i paske ngjarë gjyshit tim

I mençur edhe trim

Më përhiret si sot

E kemi përcjell me lot

E këndej po dëgjoj fjalë

Se gjyshi im – Stërgjyshi yt

Po pushon në qiellin e nëntë

Atje, po pi verë ilire me të parët e tij

Share This:

Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Trumpi përmend përsëri Kosovën e Serbinë si

20 June 2025
Lajme

Në UKZ-së ka qëndruar një delegacion nga

20 June 2025
Lajme

Dr. Ismail Bekteshi pensionohet pas 35 vitesh

20 June 2025
Lajme

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni: Ky është

20 June 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Trumpi përmend përsëri Kosovën e Serbinë si

20 June 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka rikthyer sërish në vëmendje

Lajme

Në UKZ-së ka qëndruar një delegacion nga

20 June 2025

20 Qershor, 2025 – Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc.

Lajme

Dr. Ismail Bekteshi pensionohet pas 35 vitesh

20 June 2025

Pas 35 viteve punë të palodhshme në shërbim të shëndetit publik dhe komunitetit, dr.

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.