Renovohet shkolla “Abaz Ajeti” në Gjilan, kosto 500 mijë euro
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kanë bërë përurimin e renovimit të SHFMU ”Abaz Ajeti”.
“Mbi 500.000 euro është investimi në termoizolim, ndërrimi i kulmit, dyer e dritare, sistem të ngrohjes, ndriçim LED, gëlqerosje, nyje sanitare, laboratore të shkencave të natyrës”, tha kryetari Hyseni.
Sipas kryetarit Hyseni, ky investim mund të konsiderohet si njëri nga investimet më të mëdha, të realizuara në histori të kësaj shkolle, nga mesi I viteve 80-të kur është inauguruar e funksionalizuar.