Sunday 26 April 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

FSK në mision të ri ndërkombëtar: ekip zbulues në Gaza për përgatitjen e dislokimit paqeruajtës

Albi Mall Superliga – Asnjë rrugë tjetër për Dritën: vetëm fitorja mban gjallë ëndrrën e

Depërtim rekord në thellësitë e Tokës: Kina arrin mbi 10.9 km dhe zbulon gjurmë 500

RTK – “Kosova në Miniaturë”: Reforma e transmetuesit publik në dritën e rekomandimeve të EBU-së

Përurohet libri më i ri poetik i Nexhat Rexhës “Mes gurësh përkunden ëndrrat”

Gjilan: U mbajt Olimpiada Mbarëkombëtare e Gjuhës Shqipe

KV Drita shpallet kampione në kategorinë U18 pas fitores bindëse në finale

Haziri: LDK më unike se kurrë, mobilizim në Gjilan për rikthimin në qeverisje

Nga shembulli individual te përgjegjësia kolektive: historia frymëzuese e Musa Hysenit në Gjilan

Gjilan: Sekuestrohen 5 mijë euro dhe armë pas aksionit kundër fajdesë, një i arrestuar

 Rektori i UKZ-së priti në takim me përfaqësuesit e mediave në Gjilan
Lajme

Rektori i UKZ-së priti në takim me përfaqësuesit e mediave në Gjilan

18 April 2025 0 Comment 4 min read

AA

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e mediave lokale në Gjilan.

Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm dhe rëndësinë e informimit të drejtë të opinionit publik lidhur me zhvillimet në universitet.

Rektori Dërmaku falënderoi mediat për kontributin e tyre, duke i njoftuar gjithashtu për zhvillimet e fundit në UKZ, procesin e akreditimit, programet studimore, përmirësimin e infrastrukturës, bashkëpunimet me institucione vendore dhe ndërkombëtare, si dhe projektet që pritet të realizohen në të ardhmen. Ai theksoi se Universiteti Publik “Kadri Zeka” së shpejti do të profilizohet drejt teknologjisë, duke u përshtatur me kërkesat bashkëkohore të tregut të punës dhe zhvillimeve të reja në arsim.

Pas këtij takimi, përfaqësuesit e mediave kanë zhvilluar një takim të veçantë edhe me Prof. Asoc. Dr. Selim Daku, Dekan i Fakultetit të Shkencave Sociale, i cili prezantoi më nga afër këtë fakultet dhe programin për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studimet Evropiane, i cili është programi i vetëm i këtij profili në universitetet publike në Kosovë.

Dekani Daku foli për bashkëpunimet që Fakulteti i Shkencave Sociale ka me universitete rajonale që ofrojnë programe të ngjashme, për numrin e studentëve dhe stafin akademik të kualifikuar në këtë drejtim. Ai bëri të ditur se në të ardhmen synohet që studimi të orientohet drejt ofrimit të kujdesit psikologjik dhe social për sfidat që sjell zhvillimi i teknologjisë, me fokus të veçantë në inteligjencën artificiale dhe ndikimin e saj në shoqëri.

Po ashtu, Dekani prezantoi konceptin për laboratorin e Shkencave Sociale dhe planet për promovimin e ofertës akademike, duke theksuar synimin për të tërhequr sa më shumë studentë dhe profesorë ndërkombëtarë, për të ofruar mundësi praktike për studentët, për të angazhuar kuadro ndërkombëtare në këtë program, si dhe për të mundësuar mobilitet të stafit dhe studentëve në universitete partnere evropiane.

Prof. Asoc. Dr. Selim Daku ndër tjerash tha se Fakulteti i Shkencave Sociale po punon në përfshirjen në projekte ndërkombëtare dhe po orientohet drejt diplomacisë digjitale, në përputhje me nevojat e tregut të punës dhe kërkesave bashkëkohore të edukimit.

Përfaqësuesit e mediave shprehën vlerësimin për gatishmërinë e Universitetit Publik “Kadri Zeka” për të mbajtur këtë komunikim të hapur dhe për të bashkëpunuar në funksion të informimit të qytetarëve.

Share This:

Tags: UKZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

FSK në mision të ri ndërkombëtar: ekip

26 April 2026
Futboll

Albi Mall Superliga – Asnjë rrugë tjetër

26 April 2026
Uncategorised

Besnikëri ndaj Napolit dhe krenari për Kosovën:

26 April 2026
Kuriozitete

Depërtim rekord në thellësitë e Tokës: Kina

26 April 2026
RELATED Stories for you
Lajme

UKZ pjesë e takimit Transnacional në kuadër

22 April 2026

Projekti CoVE SETM Europe zhvilloi me sukses takimin e tij të tretë Transnacional (TPM)

Lajme

UKZ – Akreditohet programi – Edukim Fillor

22 April 2026

Në mbledhjen e 148-të të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, e mbajtur më 20 prill

Lajme

Maturantët e Kamenicës mirëpresin Universitetin Publik “Kadri

21 April 2026

Maturantët e Komunës së Kamenicës kanë mirëpritur përfaqësues të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.