Saturday 4 April 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Jarovic vendos në fund, Gjilani përmbys Prishtinën e Re dhe vazhdon garën për Evropë

City shkatërron Liverpoolin me “poker”, Haaland protagonist absolut në FA Cup

Shpallje *** Shpallje *** Shpallje – 02. 04. 2026

Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër

Osmani sot ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu

Driton Rexhepi, kryetar i KK Bujanoc: “Nuk ka ndryshim në qarkullim në Breznicë dhe Dobrosinë,

Kryetari Rahimaj Pret Kolonelin e Ri të KFOR-it

Kolona të gjata në pikën kufitare të Konçulit drejt Dheu i Bardhë

Gjilan: Kryetari Alban Hyseni thekson mbështetjen e palëkundur për personat me autizëm dhe familjet e

“Xhamadani vija-vija” dhe valle shqiptare ndezin United Center para ndeshjes NBA

 Rektori i UKZ-së pjesëmarrës në Konferencën e 20-të Ndërkombëtare në Universitetin e Shkodrës
Lajme

Rektori i UKZ-së pjesëmarrës në Konferencën e 20-të Ndërkombëtare në Universitetin e Shkodrës

17 November 2025 0 Comment 5 min read

AA

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dermaku, së bashku me një delegacion, mori pjesë në Konferencën e 20-të Vjetore Ndërkombëtare me temë “Zhvillimi në kohë të trazuara”, e cila u mbajt në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Ky edicion jubilar i konferencës, ku bashkëorganizator është edhe Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, që këtë vit rikthehet në Shkodër pas një tradite 20-vjeçare ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, mblodhi studiues, pedagogë dhe përfaqësues institucionalë nga 26 vende të botës, duke krijuar një atmosferë të gjallë shkencore dhe bashkëpunuese.

Seanca plenare u drejtua nga Zv. Rektorja Blerta Dragusha, ndërsa Rektori i UNISHK, Prof. Dr. Tonin Gjuraj, theksoi në fjalën e tij rëndësinë e ruajtjes së rolit dhe mendimit njerëzor në kohën e teknologjisë së avancuar.

Në vijim, punimet e Konferencës i përshëndeti edhe Prof. Asoc. Dr. Artan Dermaku, Rektor i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Gjilan. Rektori Dermaku vlerësoi rolin e konferencës si një urë e fortë bashkëpunimi akademik ndërmjet universiteteve të rajonit dhe theksoi rëndësinë e shkëmbimeve shkencore për afirmimin e universiteteve publike kosovare në arenën ndërkombëtare.

I ftuar i nderit ishte Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shqipëri, z. Skënder Durmishi, ndërsa përshëndetje mbajtën edhe përfaqësues të arsimit parauniversitar dhe universiteteve ndërkombëtare, përfshirë znj. Romina Gurashi nga Italia.

Në Konferencën e sivjetme të Shkodrës prezantuan 180 punime shkencore, 275 autorë e kontribues dhe pjesëmarrës nga katër kontinente. Paralelisht janë zhvilluar edhe Konferenca e 5-të e Shkollës së Drejtorëve të Arsimit Parauniversitar, Konferenca e 4-të e LTC dhe Botimeve “Polis”, si dhe Konferenca e 6-të e Forumit Sociologjik të Ballkanit.

Në mbyllje të seancës plenare, znj. Bresena Kopliku, Drejtore e Kërkimit Shkencor dhe Ndërkombëtarizimit në UNISHK, përgëzoi punën e të gjithë kontribuuesve në realizimin e këtij edicioni jubilar.

Pjesëmarrja e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në këtë forum të rëndësishëm ndërkombëtar dëshmon përkushtimin e institucionit ndaj bashkëpunimit rajonal, ngritjes së cilësisë akademike dhe avancimit të kërkimit shkencor.

Share This:

Tags: UKZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Muriqi vendimtar në fund, Mallorca trondit Real

4 April 2026
Futboll

Jarovic vendos në fund, Gjilani përmbys Prishtinën

4 April 2026
Futboll

City shkatërron Liverpoolin me “poker”, Haaland protagonist

4 April 2026
Lajme

Shpallje *** Shpallje *** Shpallje – 02.

4 April 2026
RELATED Stories for you
Lajme

UKZ synon të thelloj bashkëpunimin me Erasmus+

2 April 2026

Në kuadër të aktiviteteve për ndërkombëtarizim dhe zgjerimit të angazhimit në programet evropiane, Betim

Lajme

Maturantët e Gjimnazit “Zenel Hajdini” vizitojnë UKZ-në

1 April 2026

Nxënësit maturantë të Gjimnazit “Zenel Hajdini” në Gjilan kanë zhvilluar një vizitë studimore në

Lajme

Ceremonia e hapjes së Klinikës Ligjore “Mbrojtja

1 April 2026

Në Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan u mbajt ceremonia e hapjes së Klinikës

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.