Thursday 19 November 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Në Munich të Gjermanisë, ndahet nga jeta Nazim Sadriu nga Dobrosini, me vendbanim në Gjilan

Ndahet nga jeta Rexhep Hamiti, ish-kryetar i Gjilanit dhe ish-deputet

Diplomojnë studentët e parë të programit Master “Mësimdhënie e Gjuhës Angleze” në UKZ

Kurti paralajmëron rrezikimin e Lojërave Mesdhetare, kritikon mospajtimet me Prishtinën – “libri me të cilin

Drejtuesit e Spitalit të Gjilanit vizitojnë Preshevën, Sinani shpreh mirënjohje për shërbimet ndaj qytetarëve të

UKZ zgjeron partneritetet akademike në Rumani ku është nënshkruar marrëveshja Erasmus+ KA171 me Valahia University

U mbajt mbledhja e dhjetë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në Viti

Gjilan: Mbledhje përkujtimore në njëvjetorin e ndarjes nga jeta të Nijazi Ramadanit

Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij në Viti

Gjilan: Themelohet Këshilli i Pacientëve, i para i këtij lloji në qytet e gjetiu!

 Rekord donacionesh për ceremoninë e inaugurimit të Trump si President, shuma pritet të shkojë mbi 170 milionë dollarë
Lajme

Rekord donacionesh për ceremoninë e inaugurimit të Trump si President, shuma pritet të shkojë mbi 170 milionë dollarë

15 January 2025 0 Comment 3 min read

AA

Gjithnjë e më shumë kompani po i mbështesin festimet për ceremoninë e Presidentit të ri të SHBA-së, Donald Trump, me donacione në miliona.

Ceremonia e nisjes së detyrës të presidentëve të SHBA-së, e cila tradicionalisht zhvillohet më 20 janar, është një ngjarje e madhe mediatike që mbështetet gjithnjë e më shumë nga kompanitë private. Lista e donatorëve për ceremoninë e Donald Trump-itpo bëhet gjithnjë e më e gjatë: Kompania ajrore Delta Air Lines, koncerni automobilistik Stellantis dhe dega amerikane e prodhuesit koreanojugor të makinave Hyundai dhuruan së fundimi nga një milion dollarë. Kjo shumë është bërë tani e zakonshme. Shumica e kompanive që mbështesin ceremoninë si Boeing, General Motors, Ford, Microsoft, Amazon, Alphabet dhe Meta kanë dhuruar gjithashtu nga një milionë dollarë. Para dhuruan edhe individë si drejtori ekzekutiv i Apple, Tim Cook, dhe ai i OpenAI, Sam Altman.

Frikë nga rregullat e reja

Përveç kompanive të mëdha të teknologjisë, të cilat duhet të kenë gjithmonë frikë nga rregulloret strikte, që mund t’u kufizojnë fuqinë e tyre në treg, në listën e donatorëve është veçanërisht e përfaqësuar industria e automobilëve. Hyundai tha se e përshëndet “mundësinë për të punuar me administratën e re për politikat që mbështesin prodhimin amerikan, mbrojnë zinxhirët e furnizimit dhe inkurajojnë inovacionin”. Ekspertët theksojnë se ndryshimet e mundshme në politikën tregtare, si dhe rregulloret për automjetet elektrike dhe emetimet e automjeteve që mund të ndërmarrë administrata e re e Trumpit mund të kenë një ndikim të rëndësishëm ndaj industrisë.

Rekord i ri i dhurimesh

Në përgjithësi për të ashtuquajturën ceremoni të “Inaugurimit” për presidentin Trump, e cila zhvillohet në Uashington, priten donacione rekord. Fjala është për më shumë se 170 milionë dollarë. Trump mban edhe rekordin e mëparshëm: për inaugurimin e tij të parë në vitin 2017, biznesmeni mblodhi 106.7 milionë dollarë.

Presidenti në largim, Joe Biden, mblodhi për ceremoninë e “ingaurimit” vitin në 2021 një shumë prej 61.8 milionë dollarë. Ndër firmat që dhuruan para për Bidenin ishin Pfizer, AT&T dhe Boeing. Kurse për ish-presidentin Barack Obama u dhuruan rreth 50 milionë dollarë në vitet 2009 dhe 2013./DW

Share This:

Tags: Trump
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Futboll

Pochettino mbërrin në Manchester dhe nis aventurën

19 November 2026
Lajme

Në Munich të Gjermanisë, ndahet nga jeta

19 November 2026
Lajme

Ndahet nga jeta Rexhep Hamiti, ish-kryetar i

19 November 2026
Arte tjera

Timo MËRKURI – KUR KRITIKA MERR PËRSIPËR

19 November 2026
RELATED Stories for you
Lajme

SHBA dhe Irani bien dakord për armëpushim

8 April 2026

Shtetet e Bashkuara dhe Irani ranë dakord për një armëpushim dyjavor të martën në

Lajme

LAJMI I FUNDIT-Pezullohen sulmet ndaj Iranit, Trump

8 April 2026

LINK NE KOMENNë një deklaratë të publikuar në platformën Truth Social, Presidenti i SHBA-së,

Lajme

Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran

20 March 2026

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se objektivat e

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.