“Rebeli” Fan Noli, Ilir Ikonomi sjell librin me të pathëna e fakte të reja historike
Në ambientet e Biblotekës Publike “QEMAL BAHOLLI” në Elbasan është promovuar Libri “Rebeli” Fan Noli, Vëllimi i dytë, nga studiuesi dhe gazetari Ilir Ikonomi.
Autori është kujdesur që përmes librit të tij lexuesit të njihen me fakte të reja historike sa i takon personalitëtit të Fan Nolit gjatë viteve 1920, revulucionin dhe fushatat e tij agrare.
Përvec fakteve historike lexuesi do të njihet edhe me anën psikologjike dhe sociale të shoqërisë Shqiptarë në ato vite. Të pranishëm në këtë promovim nuk munguan dhe figurat e shquara të Elbasanit, por u shfaq edhe një interes nga brezi i ri, që të ishin të pranishëm në këtë promovim.