Tuesday 17 February 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Komuna e Gjilanit, nisi aktivitetet për shënimin e 18-vjetorit të pavarësisë

Lojtarëve të Premierligës do t’u lejohet të bëjnë iftar gjatë ndeshjeve në muajin e shenjtë

Parashikimi i motit për të martën, 17 shkurt 2026

Irani: Po ndjekim marrëveshje bërthamore me SHBA-në, përfitojmë ekonomikisht

Mbreti Charles III me mesazh urimi për 18-vjetorin e Pavarësisë: Miqësia mes Kosovës dhe Britanisë

Milano, nëna e bir bëjnë histori, garojnë njëkohësisht në Lojërat Olimpike

Nxënësit vizitojnë Stacionin Policor në Gjilan në kuadër të 18-vjetorit të Pavarësisë

Koncert festiv në Kamenicë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Dr. Enver Sadiku promovon monografinë për derbin legjendar “Drita – Gjilani” (1995–2025)

Universiteti Publik “Kadri Zeka” organizoi Punëtori për Hartimin e Planit të Veprimit për Barazi Gjinore

 Reagon ashpër Prof. dr. Bahtijar Kryeziu, denoncon abuzuesin e pronësisë intelektuale!
Kulturë Lajme Librari

Reagon ashpër Prof. dr. Bahtijar Kryeziu, denoncon abuzuesin e pronësisë intelektuale!

31 March 2023 0 Comment 6 min read

AA

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur të premten, 31 mars 2023, e cila lidhet me pronësinë intelektuale.

Prof. dr. Ali Jashari & Prof. dr. Bahtijar Kryeziu – Gjuhë Amtare (Njohuri për gjuhën – Fonetikë -Morfologji – Sintaksë)

Bëhet fjalë për reagimin e Prof. dr. Bahtijar Kryeziu, bashkëautor i librit “Gjuhë amtare – Njohuri për gjuhën, Fonetikë, Morfologji, Sintaksë (tekst Universitar, lejuar nga Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti i Korçës, me autorë: Prof. dr. Ali Jashari – Prof. dr. Bahtijar Kryeziu, adresuar një njoftimi në murin e tij në facebook, të cilin e cilëson “të pazakontë”.

Siç mësohet nga njoftimi, “një imitues, kompjues e falsifikues” i cilësuar i pronësisë intelektuale, apo mbase student, ka provuar të shfrytëzoj murin e profesorit të nderuar në facebok, si një lloj njoftimi-oferte, për shitjen apo stërshitjen e vëllimit të botuar si bashkëautor të librit të profesorit të nderuar, me titull: “Gjuhë amtare – Njohuri për gjuhën, Fonetikë, Morfologji, Sintaksë”, ka publikuar ofertë stërshitje pa lejen e autorëve madje me çmim të fryer krahasuar me atë real.

“Një pirat/e, falsifikator/e, kusar/e, ka publikuar kopertinën e librit “Gjuhë amtare – Njohuri për gjuhën, Fonetikë, Morfologji, Sintaksë (tekst universitar, lejuar nga Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti i Korçës, me autorë: Prof. dr. Ali Jashari – Prof. dr. Bahtijar Kryeziu, pa lejen e autorëve”, ka shkruar veç tjerash Prof. dr. Bahtijar Kryeziu, duke shfaqur pezmin e tij të thellë me abuzimin e skajshëm me pronësinë intelektuale.


Reagimi i Plotë:

Reagim!
Sot, më 31 mars 2023, në orën 9:30 minuta, në llogarinë time, në fb, pashë një postim – njoftim të pazakontë!

Publikimi pirat!


Një pirat/e, falsifikator/e, kusar/e, ka publikuar kopertinën e librit “Gjuhë amtare – Njohuri për gjuhën, Fonetikë, Morfologji, Sintaksë (tekst universitar, lejuar nga Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti i Korçës, me autorë: Prof. dr. Ali Jashari – Prof. dr. Bahtijar Kryeziu, pa lejen e autorëve.


Çmimin që kishte caktuar “autori” pirat, me siglën “V vlera e librit”, ishte 11 euro për në Kosovë dhe 13 euro për blerësit nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.


Njoftoj publikun se ai postim nuk është yni. Libri që kemi ne është në shitje në librarinë “Artini” në Prishtinë dhe në librarinë “ABC” në Gjilan me çmim 8 përkatësisht 7 euro, tekst universitar që ka 4 pjesë (Njohuri për gjuhën * Fonetikë * Morfologji * Sintaksë), nga shitja e të cilit libër, heq rabatin e librarisë dhe shpenzimet e botimit nuk mbeten më tepër se 2 euro për autorët.


Si njëri nga autorët e tekstit deklaroj publikisht se asnjëherë nuk kam shitur libër në dorë e as që kam kushtëzuar ndonjë student nga qindra e mijëra që ju kam mbajtur ligjërata, me ç’rast kërkoj nga akëcili student që publikisht të deklarohet nëse nuk qëndron kjo dëshmi imja. Madje, derisa kam qenë aktiv në mësim, çdo fillimviti ju kam dhënë falas nga 5-10 ekzemplarë studentëve në nevojë.


Pas reagimit që bëra në fb, te njoftimi i kusarit, i cili e kishte shpërndarë 16 herë “biznesin e tij” më bllokoi, porse rasti është paraqitur në organet kompetente, me dëshminë e siglës dhe të kopertinës, me qëllim të ndaljes së hajnisë, jo vetëm të këtij rasti.
Autori,
Prof. dr. Bahtijar Kryeziu
31 mars 2023

Share This:

Tags: Prof. Dr. BAhtijar Kryeziu
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Komuna e Gjilanit, nisi aktivitetet për shënimin

17 February 2026
Futboll

Lojtarëve të Premierligës do t’u lejohet të

16 February 2026
Lajme

Parashikimi i motit për të martën, 17

16 February 2026
Lajme

Irani: Po ndjekim marrëveshje bërthamore me SHBA-në,

16 February 2026
RELATED Stories for you
Kulturë Lajme Letërsi Librari

Shkruan: Dr. Bahtijar Kryeziu – Reth disa

22 November 2023

Me termin neologjizëm (greq. neo: e re dhe logos: thënie, shprehje) kuptojmë atë fjalë

Kulturë Letërsi Muzikë

Shkruan: Prof. Dr. Bahtijar Kryeziu – Cila

7 September 2023

Kënga e gjergjefcalive është një këngë e cila është shënuar e regjistruar në mënyra

Lajme

Shkruan: Prof. Dr. Bahtijar Kryeziu – Fjali

20 August 2023

Shkruan: Prof. Dr. Bahtijar Kryeziu – Fjali jo të drejta logjikisht – e semantikisht

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.