Rashiti: Prioritet mbetet ngritja e shërbimeve më efikase dhe më cilësore për qytetarët
Drejtoresha për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë, Eljesa Rashiti, bashkë me shefen e sektorit të Gjeodezisë, Fatlinda Robelli dhe një pjesë të stafit, kanë prit gjeodetët e Komunës së Gjilanit.
“Sot zhvilluam një takim konstruktiv me gjeodetët e komunës tone, ku diskutuam për sfidat në terren dhe mënyrat për të përmirësuar proceset në Drejtorinë e Gjeodezisë, Kadastrit dhe Pronës”, tha Eljesa Rashiti.
Drejtoresha theksoi se kanë biseduar me fokus tek përmirësimi i sistemit online, i cili do të na ndihmojë të trajtojnë lëndët më shpejt dhe të rrisin saktësinë e të dhënave për qytetarët.
“Falënderuese ndaj të gjithë gjeodetëve dhe stafit për përkushtimin dhe bashkëpunimin. Së bashku bëjmë shërbimet më efikase dhe më cilësore për qytetarët”, tha drejtoresha Rashiti.
