Raportimet për dronët e dyshimtë të Serbisë në veri të Kosovës, KFOR: Nuk kemi identifikuar shkelje
Në lidhje me pretendimet se dronët serbë kanë përshkuar qiellin e Kosovës, nga KFOR në një përgjgije për Telegrafin kanë thënë se nuk kanë identifikuar asnjë shkelje nga fluturake të tilla.

Tutje në këtë përgjigje të misionit të NATO-s në Kosovë, thuhet se KFOR-i monitoron rregullisht hapësirën ajrore të Kosovës, përmes të gjitha mjeteve dhe aseteve në dispozicion të tij.
“Lidhur me pyetjen tuaj, ne nuk kemi identifikuar shkelje nga dronë që mund të ndikojnë në sigurinë në Kosovë. Komandanti i KFOR-it ka autoritet mbi hapësirën ajrore të Kosovës, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, kështu që KFOR-i monitoron rregullisht hapësirën ajrore të Kosovës, përmes të gjitha mjeteve dhe aseteve në dispozicion të tij”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.