Sunday 17 August 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Pritje të gjata në Merdare, kolona 2 km – të dhënat e fundit për gjendjen

Gjilan, 53-vjeçari gjendet pa shenja jete në shtëpinë e ti

Nëntë të lënduar në një aksident mes gjashtë veturave në Gjilan

Takimi Trump-Putin në Alaska, reagon Erdogan

Prapaskenat e takimit, BBC: Falë pritjes së ngrohtë të Trumpit, Putini ndihet sikur ka rifituar

Tragjike/ – Autobusi rrëshqet nga ura dhe bie në lumë, aksidenti i rëndë shënon 18

QKUK pajiset për herë të parë me aparatura për ngrohjen e gjakut falë komunitetit shqiptar

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Hap tjetër në angazhimin tonë të përbashkët për forcimin

Parashikimi i motit për të shtunën, 16 gusht 2025

Njoftim për fotografim/regjistrim për ID kartelë për studentët e nivelit Master të pranuar në vitin

 Raporti i Dick Martyt u aprovua pa asnjë të dyshuar, SHBA dhe BE ishin të njoftuara por nuk reaguan
Lajme

Raporti i Dick Martyt u aprovua pa asnjë të dyshuar, SHBA dhe BE ishin të njoftuara por nuk reaguan

22 April 2023 0 Comment 6 min read

AA

Bashkimi Evropian dhe të gjitha qeveritë e shteteve anëtare të saj dhe kontribuuese për Misionin e EULEX-it ishin të informuara edhe zyrtarisht se nuk kishte asnjë person të dyshimtë lidhur me akuzat në Dick Martyt, por megjithatë pretendimet e tij monstruoze të ngritura përmes dosjeve të falsifikuara të Serbisë u lanë të procedohen dhe morën mbështetje qindra milionëshe deri në arritjen e qëllimit politik – krijimin e Gjykatës Speciale dhe akuzimin e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe pjesëtarë tjerë të UÇK-së.

Raporti i ish senatorit zviceran u aprovua në Këshillin e Evropës në Strasburg më 26 janar 2011, ndërkaq rreth dy muaj më vonë, në një takim në Bruksel, Shefi i EULEX-it Bernd Borchardt njoftoi edhe zyrtarisht anëtarët e Parlamentit Evropian se nuk kishte asnjë person të dyshuar lidhur me raportin e Dick Martyt, por megjithatë EULEX e ka hetuar dhe do të vazhdoj të hetonte këtë rast.

Njoftim për dëgjim publik për shpronësimin e pusetave për projektin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza

“Siç e dini, Misioni i ka marrë shumë seriozisht akuzat e ngritura nga z. Marty në raportin e tij. Pothuajse menjëherë pasi Këshilli i Evropës miratoi një rezolutë të bazuar në raport, EULEX-i hapi një hetim paraprak mbi pretendimet e raportit. Kjo do të thotë se në këtë fazë të hetimeve nuk ka asnjë të dyshuar. Dëshiroj të theksoj edhe një herë se prokurorët e EULEX-it kanë juridiksion mbi akuzat e ngritura nga z. Marty”, ua ka thënë euro-parlamentarëve, Shefi i atëhershëm Misionit të BE-së për sundimin e ligjit, Bernd Borchardt, më 15 mars 2011.

Megjithëse nuk ishte asnjë shenjë se akuzat e rënda dhe sensacionale që vërshuan mediat e botës, vetëm dy muaj pas lindjes se shtetit të Kosovës, Shefi i EULEX-it njoftonte shefat e vet në Bruksel se angazhimi për t’u marrë me raportin e Martyt nuk do të ndalet.

Gjithashtu, ambasadori gjerman Borchardt i ka njoftuar zyrtarët e BE-së se Serbia dhe Shqipëria kanë bashkëpunuar dhe do të bashkëpunojnë edhe më tej, me plotë zell,  lidhur me pretendimet e Martyt.

“Në javët e ardhshme, EULEX-i synon të ndërmarrë hapat e mëposhtëm:  Misioni ka staf të përkushtuar i cili do të merret vetëm me këto pretendime. Do të sigurohet niveli më i lartë i sigurisë dhe konfidencialitetit. Aktualisht po bëhen përpjekje për të forcuar Programin tonë për Mbrojtjen e Dëshmitarëve, i cili përfshin një Program specifik të Zhvendosjes së Dëshmitarëve. Bashkëpunimi me homologët në Beograd dhe Tiranë ka funksionuar deri më sot për kënaqësinë tonë dhe do të vazhdojë”, ka thënë tutje Borchardt, sipas dokumentit në gjuhën angleze.

Jo vetëm nga Marty dhe ekipi i hetuesve të EULEX-it gjatë tri viteve pas shpalljes së pavarësisë, por raporti i Dick Martyt u hetua edhe për mbi 10 vite nga hetues amerikanë dhe evropianë por nuk është gjetur gjë e vërtetë. Këto pretendime janë hetuar madje edhe nga Tribunali i Hagës për ish-Jugosllavinë si dhe nga UNMIK-u, në vitet e para pas luftës.

Në ditën e dytë kur iu dha mundësia t’i drejtohet publikisht Gjykatës Speciale dhe opinionit vendor dhe ndërkombëtar ish-presidenti Hashim Thaçi deklaroi se etë ai,  UÇK-ja edhe populli i Kosovës dhe të gjithë shqiptarët janë shfajësuar nga këto akuza të raportit të Martyt dhe se e vërteta është thënë dhe reja e zezë mbi Kosovën është hequr.
 
“Kur raporti i Dick Martyt, para 13 vitesh mbushi titujt e mediave ndërkombëtare me akuza të sajuara për trafik organesh nga UÇK-ja dhe nga unë, unë menjëherë i kërkova  bashkësisë ndërkombëtare të hetonte në mënyrë të pavarur. Bashkësia ndërkombëtare me tha se një gjykatë e veçantë ishte parësore për të hequr rënë e zezë të akuzave për trafik të organeve në Kosovë.  Bota tani e di, sot si rezultat i këtij procesi se nuk kishte trafik të organesh dhe se ‘Shtëpia e Verdhë’ nuk kanë ekzistuar kurrë. Tani e dimë se edhe unë edhe UÇK-ja edhe populli i Kosovës dhe të gjithë shqiptarët jemi shfajësuar nga këto akuza. E vërteta është thënë dhe reja e zezë mbi Kosovën është hequr. Pra kjo sakrificë ia ka vlejtur. Unë pres që të shfajësohem nga çdo akuzë tjetër ndaj meje në përfundim të këtij procesi”, ka thënë Thaçi më 4 prill, në Gjykatën Speciale.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama dhe Kuvendi i Shqipërisë kanë nisur procedurën për rrëzimin e rezolutës dhe raportit të rrejshëm të Dick Martyt, që përveç UÇK-së e Kosovës, implikon edhe Shqipërinë.

Share This:

Tags: BE ShBA
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Arsenal e nis me fitore, mposht “djajtë

17 August 2025
Futboll

Starton sezoni i ri në Superligën e

17 August 2025
Lajme

Pritje të gjata në Merdare, kolona 2

17 August 2025
Lajme

Gjilan, 53-vjeçari gjendet pa shenja jete në

17 August 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Qeveria në detyrë e Kosovës hoqi taksat

2 August 2025

Nga Bahri Cani: Një vendim absolutisht me vend i Kurtit dhe qeverisë në detyrë!

Lajme

Bislimi: BE-ja aprovon aplikimet në programin e

2 August 2025

Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, ka njoftuar se janë aprovuar aplikimet e Kosovës në

Lajme

Kosova heq tarifën doganore prej 10% për

1 August 2025

Kosova ka hequr tarifën doganore prej 10 për qind për produktet e Shteteve të

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.