Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit – Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5)personave
10 Shkurt 2026 – Prokurori i Shtetit, ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzet e tetë (48) aktakuza kundër pesëdhjetë e dy (52) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar njëzet e dy (22) persona, si dhe janë parashtruar katër (4) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit kundër pesë (5) personave, të dyshuar për kryerje të veprave penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore Gjilan
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me datë 9 shkurt 2026 ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale, si në vijim:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik ‘’
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Vjedhje e shërbimeve‘’
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhje‘’
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” .
