Thursday 5 February 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

LRF Gjilan uron Agim Ademin për rizgjedhjen Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës

I pari i futbollit në botë uron Agim Ademin për rizgjedhjen në krye të FFK-së

Këshilli Drejtues i UKZ-së verifikon mandatin e anëtarëve të rinj të emëruar nga MAShTI

Agim Ademi sërish në krye të FFK-së, nuk kishte asnjë kundërkandidat

“Diella” ministrja me inteligjencë artificiale fiton çmimin ndërkombëtar

Cristiano Ronaldo i mbush sot 41 vjet: një perandori sportive dhe ekonomike me vlerë mbi

Ishte i dënuar për një vrasje në 1999, kosovari arrestohet sapo arrin në Aeroportin e

Ligji i ri për legalizim në Serbi: Pajaziti u bën thirrje qytetarëve të Luginës të

Të gjitha votat pro, Agim Ademi rizgjidhet president i FFK-së

Kryetari Sokol Haliti mbajti takim pune me Bordin e Drejtorëve për prioritetet zhvillimore dhe organizimin

 Rama për mosshkuarjen e Kurtit në takim: Kush deshi të vinte, erdhi
Lajme

Rama për mosshkuarjen e Kurtit në takim: Kush deshi të vinte, erdhi

17 July 2023 0 Comment 7 min read

AA

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas takimit informal me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ka mbajtur një konferencë për shtyp ku është pyetur për mospraninë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Ai ka thënë se nuk ka ndonjë interes të përgjigjet, pasi sipas tij, të gjithë kishin ftesa për takim.

Ka shtuar se “kush deshi të vinte erdhi, kush nuk mundi nuk erdhi”.

Derisa ka folur për diskutimet në këtë takim ai ka thënë se u fol për mbështetje financiare të Bashkimit Evropian ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, pasi pas luftës në Ukrainë janë mbështetur të gjithë vendet anëtare të BE-së duke krijuar kështu sipas tij, një hendek ndaj vendeve pretendente për t’u anëtarësuar.

Rama tha se një paketë me fonde është duke u projektuar për të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Prej ca kohësh ne jemi në një përpjekje për të nxitur një mënyrë të re të të parit të gjërave në hendekun që ekziston mes vendeve anëtare dhe vendeve ton pas goditjeve të pandemisë, krizës energjetike e Ukrainës që kanë bërë që BE-ja të shpërndajë fonde të konsiderueshme për vendet anëtare, gjë që e ka zgjeruar hendekun mes nesh dhe vendeve anëtare. Duke marrë parasysh këtë pasojë dhe të gjitha sfidat që sot janë të përbashkëta po aq sa janë të përveçme ne jemi përpjekur të krijojmë një tjetër qasje, që paralelisht me procesin e negociatave të kemi një mbështetje ekstra për vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo ka filluar të formësohet dhe një plan i ri për një mbështetje është duke u përgatitur, Ballkani perëndimor mund t’i hapen disa shtigje të integrimit në Tregun e Bashkuar Evropian pa pritur që at të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Pak a shumë kjo është panorama e përmbledhur e ditës së sotme.”- tha Rama.

​Përfundon takimi i Ramës me udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Ka përfunduar takimi informal i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama me krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Takimi i cili u zhvillua në Vilën 30 në Tiranë është mbajtur në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit që do të zhvillohet në Shqipëri më 16 tetor.

Radio Televizioni Shqiptar raportoi se të pranishëm në takim ishin kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, kryeministri i Maqedonisë se Veriut, Dimitar Kovaçevski, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq si dhe kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje Hercegovinës, Borjana Kristo.

Në takim mungoi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ndodhet në një aktivitet tjetër në Greqi. Megjithatë, Kurti do të marrë pjesë në samitin e Tetorit.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka sqaruar se kryeministri Albin Kurti e kishte njoftuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama se nuk do të mund të shkojë në takimin joformal të liderëve të rajonit në Tiranë, meqë muaj më parë e ka konfirmuar pjesëmarrjen në një konferencë në Kretë të Greqisë e ku paneli për Ballkanin Perëndimor, është saktësisht në ditën e njëjtë e në kohën e njëjtë.

“Kryeministri Kurti e ka njoftuar Kryeministrin Rama që nuk do të mund të shkojë kësaj radhe meqë muaj më parë e ka konfirmuar pjesëmarrjen në një konferencë në Kretë të Greqisë e ku paneli për Ballkanin Perëndimor është saktësisht në ditën e njëjtë e në kohën e njëjtë. Natyrisht Kryeministri Kurti do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë, data e të cilit dihet: 16 tetor 2023”, ka shkruar ai.

Ndërsa Klisman Kadiu, këshilltar për media i Besnik Bislimit, ka mohuar lajmin se zëvendëskryeministrit iu është refuzuar pjesëmarrja në takimin joformal të liderëve të Ballkanit Perendimor, pasi sipas tij, pjesëmarrja në këtë takim nuk ka qenë e planifikuar nga vet Bislimi.

“Lajmi i djeshëm për pjesëmarrjen e zëvendëskryeministrit Bislimi në takimin joformal në Tiranë nuk është i vërtetë. Nuk ka qenë i planifikuar e aq më pak i konfirmuar. Meqë nuk ka patur asnjë konfirmim nga zëvendëskryeministri Bislimi, atëherë nuk ka mundur as t’i refuzohej pjesëmarrja apo prania e tij. Prandaj edhe raportimet nga disa media shqiptare në lidhje me refuzimin nuk janë gjë tjetër veçse spekulim dhe duke qenë i tillë veç mund të spekulojmë për origjinën e tij”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, mediat në Shqipëri raportuan se në takimin e liderëve rajonit në Tiranë nga Qeveria e Kosovës ishte konfirmuar ardhja e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi. Por ky takim i Bislimit me krerët e rajonit nuk do të jetë i mundur për shkak të protokollit.

Mediat atje theksuan se zëvendëskryeministrit të Kosovës i është komunikuar nga organizatorët e takimit se niveli i tij është dytësor dhe jo i përshtatshëm dhe se dosja e takimit do t’i dërgohet me poste të sigurt Qeverisë së Kosovës, përkatësisht zyrës së kryeministrit.

Share This:

Tags: Albin Kurti Edi Rasma
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Featured

LRF Gjilan uron Agim Ademin për rizgjedhjen

5 February 2026
Ekonomi

I pari i futbollit në botë uron

5 February 2026
Uncategorised

LRF Gjilan uron Agim Ademin për rizgjedhjen

5 February 2026
Lajme

Këshilli Drejtues i UKZ-së verifikon mandatin e

5 February 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Me mbi 338 mijë vota, Albin Kurti

2 January 2026

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kryeministër në detyrë, Albin Kurti, e ka thyer rekordin

Lajme

Ali Ahmeti uron Kurtin për fitoren: Kosova

29 December 2025

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti e ka uruar kryetarin e VV-së, Albin Kurti, për

Lajme

Kurti: Po bëhemi gati për qeverinë Kurti

13 October 2025

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në konferencën e sotme është pyetur për formimin e

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.