Monday 22 September 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Remniku bëhet me fushë moderne sportive

Vdekja e Petrovcit, Kurti: Kosova humbi një thesar kombëtar – trashëgimia e tij artistike do

𝐀𝐫𝐛𝐞𝐫 𝐈𝐬𝐦𝐚𝐣𝐥𝐢: 𝐏ë𝐫 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐪𝐞 𝐬𝐡ë𝐝𝐞𝐭ë𝐬𝐨𝐫𝐞 𝐟𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐚𝐫𝐞 𝐦𝐮𝐧𝐠𝐨𝐯𝐚 𝐧ë 𝐝𝐞𝐛𝐚𝐭

Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit vendos rregulla të reja për vizitat

Shuhet ikona e filmit dhe teatrit, Enver Petrovci

Reduktime të furnizimit me ujë në disa lagje të Kamenicës

Ndahet nga jeta infermierja Rejane Haziri – njofton Spitali i Përgjithshëm në Gjilan

E dhimshme: Ndahet nga jeta Rejane Haziri, infermiere në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan.

Kandidati i LDK-së: Nuk do të pranoj kurrë që qëllimi të arsyetojë mjetin

Këshilli Drejtues i UKZ-së mori vendim për shpalljen e zgjedhjeve studentore

 QUINT-i dhe BE-ja thirrje Listës Serbe të rishqyrtojë qëndrimin për bojkotin e zgjedhjeve në veri
Lajme

QUINT-i dhe BE-ja thirrje Listës Serbe të rishqyrtojë qëndrimin për bojkotin e zgjedhjeve në veri

10 April 2024 0 Comment 5 min read

AA

Shtetet e QUINT-it dhe Bashkimi Evropian kanë reaguar lidhur me bojkotin e Listës Serbe në komunat veriore.

Përmes një reagimi të përbashkët, i kanë bërë thirrje Listës Serbe që të rishqyrtojë qëndrimin e vet e po ashtu i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të jetë e përgjegjshme ndaj shqetësimeve të qytetarëve të saj dhe të veprojë me profesionalizëm gjatë gjithë këtij procesi.

QUINT-i dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur aërish shqetësimin për thirrjen që ka bërë Lista Serbe për bojkotimin e votimit për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në katër komunat në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

“Na vjen keq për deklaratat e Listës Srpska dhe aktorëve të tjerë politikë serbë të Kosovës që bëjnë thirrje për tërheqje nga pjesëmarrja në këtë votim. Pjesëmarrja demokratike është thelbësore për të siguruar që institucionet e zgjedhura të jenë përfaqësuese të popullatave të cilave u shërbejnë. Votimi është një liri kritike e shoqërive demokratike”, thuhet mes tjerash në reagimin e përbashkët.

QUINT-i dhe BE-ja thonë se “pranojmë se zgjedhjet e 23 prillit 2023 nuk dhanë zgjidhje politike afatgjatë për këto komuna dhe se qeverisja përfaqësuese në veri do të rikthehet kur të mbahen zgjedhjet për kryetarë komunash me pjesëmarrjen aktive të të gjitha komuniteteve”.

“Mirëpo, bojkotimi i zgjedhjeve të 21 prillit nuk do të sjellë këtë rezultat dhe as nuk do të sjellë ndonjë përfitim për qytetarët që jetojnë në veri. Prandaj, i bëjmë thirrje Listës Srpska dhe të gjithë të tjerëve që kanë bërë thirrje për tërheqje, të rishqyrtojnë qëndrimet e tyre dhe të përdorin plotësisht mjetet demokratike në dispozicion për të avancuar demokracinë efektive dhe përfaqësuese”, thuhet tutje në qëndrimin e tyre.

QUINT-i dhe BE-ja i kanë bërë thirrje edhe Qeverisë së Kosovës.

“I bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të jetë e përgjegjshme ndaj shqetësimeve të qytetarëve të saj dhe të veprojë me profesionalizëm gjatë gjithë këtij procesi. Ftojmë të gjitha palët e interesuara që të veprojnë në atë mënyrë që të gjithë qytetarët që kanë të drejtë vote në veri të Kosovës të kenë mundësi të marrin pjesë”, përfundon reagimi.

Më 7 prill, Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit – tha se nuk do të marrë pjesë në votimin e 21 prillit, kur banorët në katër komunat në veri duhet të votojnë nëse duan apo jo të shkarkojnë kryetarët shqiptarë, që u zgjodhën vitin e kaluar, në zgjedhjet e bojkotuara nga serbët.

Që ky votim të jetë i suksesshëm, duhet 50 për qind, plus një votë e qytetarëve me të drejtë vote.

Pas kësaj, rezultati i dërgohet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka afat ligjor prej 30 deri në 45 ditë për të shpallur mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Share This:

Tags: BE QUINT
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Remniku bëhet me fushë moderne sportive

22 September 2025
Lajme

Vdekja e Petrovcit, Kurti: Kosova humbi një

22 September 2025
Lajme

𝐀𝐫𝐛𝐞𝐫 𝐈𝐬𝐦𝐚𝐣𝐥𝐢: 𝐏ë𝐫 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐪𝐞 𝐬𝐡ë𝐝𝐞𝐭ë𝐬𝐨𝐫𝐞 𝐟𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐚𝐫𝐞 𝐦𝐮𝐧𝐠𝐨𝐯𝐚

22 September 2025
Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit vendos rregulla

22 September 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Eurodeputetët: Kjo Serbi s`ka vend në Bashkimin

11 September 2025

Serbia gjatë dhjetë muajve të fundit ka arritur një nivel të ri të represionit,

Lajme

BE thirrje për konstituim sa më të

29 August 2025

Bashkimi Evropian ka mirëpritur faktin që pas disa muajsh ngërç, Kuvendi i Kosovës më

Lajme

Bislimi: BE-ja aprovon aplikimet në programin e

2 August 2025

Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, ka njoftuar se janë aprovuar aplikimet e Kosovës në

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.