Friday 11 July 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Parashikimi i motit për të premten, 11.07.2025

Përfaqësues të UKZ-së realizuan takime në Sofje të Bullgarisë për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar

UKZ dhe Universiteti i Graz-it drejt bashkëpunimit për projekte inovative

Pse Real Madridi nuk do të luajë ndeshjen për vendin e tretë në Kupën e

A mund t’u merret mandati deputetëve – rreziku i një situate të paprecedentë nëse nuk

Mbahet dëgjimi buxhetor me grupin e grave në Karaçevë

Enes Qazimi nga Gjilani përfundon me sukses Implantologji dhe Rigjenerim Kockor në Universitetin e Romës

Parashikimi i motit për të mërkurën, 09 korrik 2025

Alarm në ANP “Adem Jashari” – Punëtorja e mirëmbajtjes gjen “armë” të mbështjellë në tualet,

Komuna e Gjilanit, mbështet 50 bletarë të rinj me 150 koshere bletësh

 Qeveria shfuqizon vendimin, ulë pagat e gjyqtarëve e prokurorëve
Lajme

Qeveria shfuqizon vendimin, ulë pagat e gjyqtarëve e prokurorëve

23 November 2022 0 Comment 5 min read

AA

(E plotësuar) Qeveria e Kosovës ka marr vendim që pagat e gjyqtarëve e prokurorëve në Kosovë të kthehen siç kanë qenë para vendimit qeveritar të vitit 2017 kur ishin rritur ato. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vendimin e asaj kohe e quajti të paligjshëm dhe konflikt interesi.

DKA GJILAN – SHPALLË KONKURS

Shpallje *** Shpallje *** Shpallje

“Vendimi i marr paligjshëm dhe në konflikt interesi i qeverisë së kaluar në vitin 2017 për rritjen e pagave për kabinetin qeveritar është shfuqizuar me 12 shkurt 2020. Ky vendim ka paraparë përjashtimin nga kthimi i pagave në gjendjen e mëparshme për sistemin gjyqësor e Gjykatën Kushtetuese. Marr parasysh që ishte në procedurë trajtimi nga kushtetuesja Ligji për Paga. Kushti i paraparë për përjashtim është plotësuar me nxjerrjen a aktgjykimit nga Gjykata Kushtetuese lidhur me Ligjin e atëhershëm për Pagat”, tha kryeministri.

Kreu qeveritar tha se ky plotësim e ndryshim po bëhet për të sjellë ligjshmërinë. 

“Rrjedhimisht për të sjellë ligjshmërinë plotësojmë, ndryshojmë vendimin numër 01/02 të datës 12 shkurt 2020 duke shfuqizuar nenet relevante që i referohen çështjes së diskutuar. Me këtë pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Kosovës kthehen në lartësinë e mëparshme, para datës së hyrjes në fuqi të vendimit të vitit 2017 për ngritjen e pagave për kabinetin qeveritar”, tha kryeministri.

Qeveria miraton Projektligjin e Pagave e atë për Zyrtarët Publik

Qeveria e Kosovës i ka dhënë dritë jeshile dy projektligjeve atij për Zyrtarët Publik dhe Ligjit të Pagave në Sektorin Publik.

Kryeministri, Albin Kurti tha se pas një pune të gjatë e të kujdesshme këto dy projektligje po sillen për miratim.

“I pari e vendosë në qendër zyrtarin publik dhe e bënë administratën e qasshme për të gjithë, brenda e jashtë sistemit përfshirë edhe pjesëtarët e mërgatës, ndërkaq i dyti për herë të parë krijon sistem të unifikuar të pagave dhe sjellë barazi në pagë të të punësuarit në sektorin publik. Të domosdoshëm për njëri-tjetrin, këto dy projektligje janë të domosdoshme për reforma në administratën publike, e kjo reformë është pjesë thelbësore e programit qeverisës, sepse është domosdoshmëri e shtetit dhe shoqërisë”, tha Kurti.

Kreu qeveritar tha se janë siguruar që të zvogëlojnë dukshëm dallimin mes pagës më të lartë dhe asaj më të ulët nga njëzetë herë sa është sot në më pak se pesë herë. “Askush nuk mund të paguhet më shumë se pesëfishi i pagës më të ulët në administratën tonë”, tha kryeministri.

Ndërkohë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se përcaktimi i pagës me pothuajse 60 akte të veçanta ka prodhuar mungesë të lartë të transparencës në shumicën e institucioneve.

“Reforma në administratë publike është e mangët pa një sistem të mirëfilltë të pagave dhe ky ligj synon të krijoj këtë sistem. Kjo reformë nuk ka si të arrihet ndryshe përveç barazisë dhe drejtësisë”.

Share This:

Tags: Drejtesia Kurti Qeveria
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Parashikimi i motit për të premten, 11.07.2025

11 July 2025
Lajme

Përfaqësues të UKZ-së realizuan takime në Sofje

10 July 2025
Lajme

UKZ dhe Universiteti i Graz-it drejt bashkëpunimit

10 July 2025
Lajme

Pse Real Madridi nuk do të luajë

9 July 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Kurti dhe Peci ndjekin nga afër ecurinë

8 July 2025

Kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit

Lajme

Kurti uron Trumpin për Ditën e Pavarësisë:

4 July 2025

Kryeministri në detyrë dhe lideri i VV-së, Albin Kurti, ka uruar presidentin amerikan, Donald

Lajme

Kurti deklarohet pas takimit dy orësh me

2 July 2025

Kryeministri në detyrë, njëherit kreu i Lëvizjes Vetëvendosje është deklaruar pas takimit që zgjati

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.