Monday 9 February 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Prokuroria kërkoi 180 vjet dënim për katërshen e UÇK-së, Çitaku: Drejtësia vonon, por e vërteta

Prokuroria e Hagës kërkon 45 vjet burg për secilin nga ish-krerët e UÇK-së

Qiproja ndalon karateistët e Kosovës të marrin pjesë me simbole shtetërore në Evropian për të

Parashikimi i motit për të hënën, 09 shkurt 2026

Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët për festimin e 18 vjetorit

LRF Gjilan uron Armend Misinin për marrjen e mandatit si anëtar i Komitetit Ekzekutiv në

Nju Jorku pushtohet nga dëbora dhe acari, në qytet u regjistruan temperatura 10 gradë më

Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra

Juventusi me mund të madh merr një pikë në sfidën e javës ndaj Lazios, Edon

Rahoveci 029  fiton ndeshjen dramatike ndaj Vëllaznimin

 Prokuroria e Hagës kërkon 45 vjet burg për secilin nga ish-krerët e UÇK-së
Lajme

Prokuroria e Hagës kërkon 45 vjet burg për secilin nga ish-krerët e UÇK-së

9 February 2026 0 Comment 6 min read

AA

Prokuroria e Hagës ka kërkuar dënim prej 45 vitesh burg për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi..

Kjo u tha në seancën e fjalëve përfundimtare nga kryeprokurorja Kimberly West.

“ZPS-ja kërkon vendim dënimin e personave konkret, jo për shtabin e përgjithshëm, por për persona konkretë. ZPS-ja kërkon dënim për të gjithë pikat e aktakuzës, prej 45 vitesh, mbështetur në kontributet individuale, të kryera prej secilit prej personave. Këto krime janë lufte, krime kundër njerëzimit, e janë të rënda në natyrë, e këto akuza, nuk e kanë humbur vlerën e tyre me kalimin e kohës. Mbeten shumë të rënda”, tha ajo.

West  tha se kjo gjykatë ka dëshmuar se klima e frikësimit të dëshmitarëve mund të menaxhohet.

Është hera e parë që Kimberly West jep deklaratën përmbyllëse në një rast gjyqësor të cilin ajo vetë e quajti si rasti më i madh i trajtuar nga kjo Gjykatë.

“Kemi dëshmuar se klima e frikësimit mund të menaxhohet në një mënyrë që siguron që e vërteta do të dëgjohet. Jemi bërë një gjykatë funksionale e suksesshme në një periudhë relativisht të shkurtër”, tha ajo.

Veç kësaj, Kimberly West falënderoi viktimat dhe dëshmitarët në këtë çështje duke thënë se janë më meritorët.

“Falënderimet më të përzemërta i ruaj për ata që e kanë merituar më tepër. Për ata që kanë marrë barrën në shpatullat e tyre për të siguruar që sundimi i ligjit i ofrohet popullit të Kosovës dhe e kam fjalën posaçërisht për viktimat dhe dëshmitarët të cilët kanë ardhur sipas kësaj Gjykate për të dhënë dëshmitë e tyre”, tha ajo.

Ajo shtoi se këta persona pavarësisht frikrave kanë ardhur të bashkëpunojnë më ZPS-në dhe të japin dëshmi para gjykatës.

“Pavarësisht frikrave, kërcënimeve, stigmave dhe pavarësisht situatave më të cilat janë përballur këta dëshmitarë, familjet e tyre nga një grup i kufizuar por me zë në Kosovë, këta dëshmitarë e kanë dëshiruar kaq shumë të vërtetën që të dal në pah sa pavarësisht të gjitha pengesave kanë zgjedhur që të bashkëpunojnë me zyrën time dhe të japin dëshmi përpara kësaj gjykate”, tha ajo.

Kjo sipas saj është përpjekje për të ndihmuar krijimin e një historiku ndryshe prej asaj që thuhet.

“Të gjitha këto i kanë bërë si përpjekje për të ndihmuar në krijimin e një historiku të besueshëm dhe të ndershëm të ngjarjeve nga 1998 dhe 1999 ku mbi 100 persona janë vrarë dhe qindra të tjerë janë abuzuar në dhe rreth 50+ kampe ndalimi të UÇK-së”, tha ajo duke shtuar se kjo është bërë me qëllimin që këta katër të akuzuar të fitojnë kontrollin.

Ndonëse, seanca është planifikuar që të fillojë në orën 09:00 duke llogaritur edhe 45 minuta vonesë në transmetim, ajo ka filluar me 10 minuta vonesë.

Dita e sotme e seancës është rezervuar për Prokurorinë për deklaratat përmbyllëse e cila do të vazhdojë edhe nesër duke pasuar më pas me deklaratat e Mbrojtësit të Viktimave. Ndërsa, e mërkura është rezervuar për deklaratat përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit dhe asaj të Veselit e që kjo e funndit do të vazhdojë edhe të enjten për të pasuar më pas me Krasniqin.

Mbrojtja e Krasniqit do të përfundojë deklaratën e saj përmbyllëse të premten dhe pastaj do të vazhdojë ajo e Selimit.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020./Reporteri/

Share This:

Tags: Hage
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Prokuroria kërkoi 180 vjet dënim për katërshen

9 February 2026
Lajme

Prokuroria e Hagës kërkon 45 vjet burg

9 February 2026
Ciceroni

Tregime të zgjedhura nga autorë të shquar

8 February 2026
Ciceroni

Qiproja ndalon karateistët e Kosovës të marrin

8 February 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Hagë: Sot vendimi për mocionin e mbrojtjes

16 July 2025

Në Gjykatën Speciale në Hagë sot pritet të bëhet publik vendimi lidhur me mocionin

Lajme

Avokatja e Krasniqit e ballafaqon dëshmitarin me

22 May 2023

Avokatja e Jakup Krasniqit po e vazhdon marrjen në pyetje të dëshmitarit numër pesë

Lajme

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, mbrojtja

18 May 2023

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), në seancën e së enjtes, në gjykimin

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.