Sunday 18 January 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

“Profile Dardane” – piktura e artistit Isa Alimusaj shpallet fituese në “Peneli e Flakës së

Ka ndërruar jetë Mitat Osmani, familjarët njoftojnë lajmin, ngushëllime familjes i shpreh kreu i degës

Hyri përmes rrugëve ilegale, kapet shtetasi i huaj në Kamenicë

Vizita e Jasharit në Iowa, cilësohet sinjal i mbështetjes amerikane për FSK-në drejt NATO-s

Moti sot, 18 Janar 2026 – vranët dhe me diell

Rama publikon letrën e presidentit amerikan, Trump: Ftoj Shqipërinë si shtet themelues në Bordin e

𝐀𝐫𝐦𝐞𝐧𝐝 𝐌𝐢𝐬𝐢𝐧𝐢 𝐳𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡𝐞𝐭 𝐩ë𝐫𝐟𝐚𝐪ë𝐬𝐮𝐞𝐬 𝐢 𝐫𝐞𝐠𝐣𝐢𝐨𝐧𝐢𝐭 𝐧ë 𝐊𝐨𝐦𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢𝐧 𝐄𝐤𝐳𝐞𝐤𝐮𝐭𝐢𝐯 𝐧ë 𝐅𝐅𝐊

Man Utd dominuese, fiton derbin lokal ndaj Man Cityt

Ligji për të Huajt dhe ai për Automjete, Kosova me fushatë në pika kufitare e

Kryeparlamentari Basha nderoi heronjtë Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka

 “Profile Dardane” – piktura e artistit Isa Alimusaj shpallet fituese në “Peneli e Flakës së Janarit 2026”
Arte Pamore Kulturë Lajme

“Profile Dardane” – piktura e artistit Isa Alimusaj shpallet fituese në “Peneli e Flakës së Janarit 2026”

18 January 2026 0 Comment 6 min read

AA

Manifestimi “Flaka e Janarit 2026”, që ka filluar më 11 janar, e që është përshkruajtur me një varg aktivitetesh paraprake, ka vijuar më rrjedhën tradicionale sipas kalendarit të përvitshëm të aktiviteteve të parapara nga Komuna e Gjilanit, nën patronatin e kryetarit Alban Hyseni dhe në organizim e përkujdesje të Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport në Gjilan.

Në ekspozitën “Peneli i Flakës 2026” – të mbajtur në Galerinë e Qytetit në Gjilan, në prani të artistëve e artdashësve të shumtë pjesëmarrës nga treva të ndryshme shqiptare është bërë ndarja e çmimeve për veprat më meritore e cilësore, pjesëmarrëse në konkursin e këtij edicioni të Manifestimit “Flaka e Janarit 2026”.

Kuratoni i ekspozitës, Sami Shabani, në fjalën e tij hapëse të ekpozitës theksoi rëndësinë e manifestimit duke vlerësuar krijimet pjesëmarrëse në konkurs. Sipas tij, “Flaka e Janarit” për më shumë se 35-vite të jetëgjatësisë është kujtesë e gjallë historike dhe shpirtërore ku arti shndërrohet në gjuhë të përbashkët të qëndresës dhe identitetit tonë kulturor.

“Ekspozita e Arteve Pamore, si një nga shtyllat kryesore të këtij manifestimi, mbetet hapësirë e rëndësishme e shprehjes artistike. Këtë vit ekspozita sjell një gamë të gjërë krijimesh artistike pamore që dëshmojnë laramaninë e veprave artistike si dhe teknikave e koncepteve, duke reflektuar realitetin bashkëkohorë me të cilën prezantohet kujtesa jonë kolektive dhe ndjeshmëria individuale”, tha ai.

Juria në përbërje Ahmet Ibrahimi, Miradije Shahiqi dhe Ragip Ramadani kanë vlerësuar krijimet pjesëmarrëse në kategori përkatëse në konkurs, me sa vijon: Çmimi për veprën më të mirë në konkursin “Peneli i Flakës 2026” në pikturë shkoi për artistin krijues, Arianit Lakna, ndërsa çmimi për veprën më të mirë pjesëmarrëse në konkursin “Peneli i Flakës 2026” në skulpturë i është ndarë krijuesit, Selam Kastrati.

Në emër të Shoqatës së Arteve Pamore në Gjilan, Avni Behluli e shpalli vendimin për fituesin e këtij edicioni të “Peneli i Fkakës 2026”, i cili i është ndarë artistit, Isa Alimusaj.

“Shoqata e Arteve Pamore në Gjilan është një aset komunal e mbarëkombëtar, andaj, me blerjen e një vepre artistike, fondit të përgjithshëm të galerisë i shtohet edhe një vepër e rëndësishme arti, e njëzeteshtata me radhë, duke e pasuruar kësisoji Galerinë e Gjilanit akoma më shumë artistikisht”, tha Behluli.

Sipas tij, edhe këtë edicion u dëshmua me vet prezencën e artistëve e artdashësve se “Peneli i Flakës” është njëra nga ngjarjet e rëndësisë veçantë kulturore e artistike e cila grumbullon krijues arti të shumtë nga mbarë hapësira kombëtare, ndërsa si e tillë e lartëson qëllimin e manifestimit në kujtim e nderim të dëshmorëve e heronjve ndër breza, përmes veprave artistike pjesëmarrëse.

Edicioni i 35 i “Flakës … 2026”, vijon deri më 31 Janar, me një sërë aktivitetesh kulturore të parapara në vijim, nëpër shtyllat përkatëse: Arte Skenike – “Talia e Flakës”; Arte Letrare – “Pena e Flakës” si dhe Arte Muzikore – “Xixat e Flakës” e “Fest Flaka”, në kujtim e nderim të heronjve dhe dëshmorëve ndër breza.

Share This:

Tags: Peneli i Flakes 2026
Previous post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Arte Pamore

“Profile Dardane” – piktura e artistit Isa

18 January 2026
Lajme

Ka ndërruar jetë Mitat Osmani, familjarët njoftojnë

18 January 2026
Lajme

Hyri përmes rrugëve ilegale, kapet shtetasi i

18 January 2026
Lajme

Vizita e Jasharit në Iowa, cilësohet sinjal

18 January 2026
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.