Sunday 11 January 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! – 12 janar 2026 – e hënë

Peci e merr në koalicion LDK-në, Safet Kamberi zgjidhet kryesues i Kuvendit të Mitrovicës

U bllokua për shkak të ujit, lirohet për qarkullim rruga Ferizaj-Gjilan

Ndizet flakadani i “Flakës së Janarit 2026” në kujtim e nderim të heronjve e dëshmorëve

Me homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Gjilan, filloi Manifestimi Kulturor Mbarëkombëtar “Flaka e Janarit

Ukë Rugova reagon për herë të parë pas zgjedhjes si deputet i Kuvendit të Kosovës

Ali Ahmeti përkujton Rexhep Malën dhe Nuhi Berishën: Simbol i rezistencës shqiptare

Sot nis zyrtarisht Manifestimi Kulturor Shumëdimensional “Flaka e Janarit 2026” – me aktivitete të ngjeshura

Policia: Segmenti te fshati Sojevë i mbyllur, të shfrytëzohen rrugët Ferizaj- Mirosal – Gjilan dhe

Edhe nesër reshje bore, më pas acar

 Profesori Urtak Hamiti përfaqëson UKZ-në në Konferencën Ndërkombëtare “StartUpMorocco SUM25” në Casablanca
Lajme

Profesori Urtak Hamiti përfaqëson UKZ-në në Konferencën Ndërkombëtare “StartUpMorocco SUM25” në Casablanca

27 November 2025 0 Comment 3 min read

AA

Prof. Asoc. Dr. Urtak Hamiti nga Fakulteti i Shkencave Sociale në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, po merr pjesë në punimet e Konferencës Ndërkombëtare “StartUpMorocco SUM25”, e cila po zhvillohet në Casablanca të Marokut. Tema qendrore e këtij edicioni është “Building Unicorns and Shaping the Global South – Think Big. Act Small. Build for Impact”.

“StartUpMorocco SUM25” organizohet çdo vit nga një ekip i përbërë nga përfaqësues të universiteteve publike dhe private të Mbretërisë së Marokut. Konferenca zgjat katër javë dhe mbledh pjesëmarrës nga mbarë bota, duke përfshirë përfaqësues të start-up-eve, bizneseve, analistë ekonomikë, bankarë dhe gjeopolitikë.

Qëllimi i saj është shkëmbimi i njohurive mbi mundësitë e zhvillimit ekonomik të kompanive private dhe inovative që nuk janë ende të listuara në bursat e aksioneve. Diskutimet përfshijnë tema si financimet, kornizat ligjore, licencimet, strategjitë e marketingut dhe ndikimet gjeopolitike rajonale.

Profesor Hamiti ka marrë pjesë në dy sesione të përgjithshme më 21 dhe 22 nëntor 2025: “Building Financial Narratives that Inspire Trust” dhe “Fundraising Strategy and Timing”. Ai do të vazhdojë pjesëmarrjen e tij në sesionet e specializuara që do të mbahen gjatë muajit dhjetor.

Gjatë prezantimeve të tij, Prof. Hamiti ka paraqitur potencialin e Kosovës për investime dhe bashkëpunime B2B me kompani ndërkombëtare, duke theksuar rëndësinë e krijimit të një narrative bindëse për investim në fazat fillestare të zhvillimit të një start-up-i, si dhe rolin e financimit inicial (“seed financing”). Në sesionet e mëtejshme, ai ka diskutuar strategjitë e financimit dhe aspektin kohor të tyre, duke përfshirë zhvillimin e produktit ose idesë, marketingun, fushatat promovuese, takimet B2B, komunikimin me Odat Ekonomike, fondet investuese dhe institucionet bankare.

Gjithashtu, Prof. Hamiti ka zhvilluar një takim pune me znj. Lamyaa Lamyaa El Bassiti, EXO e “SUM25”, ku janë shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit të ardhshëm ndërmjet Universitetit Publik “Kadri Zeka” dhe organizatës “SUM25”, në fusha me interes të përbashkët.

Share This:

Tags: UKZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! –

11 January 2026
Lajme

Peci e merr në koalicion LDK-në, Safet

11 January 2026
Lajme

U bllokua për shkak të ujit, lirohet

11 January 2026
Lajme

Ndizet flakadani i “Flakës së Janarit 2026”

11 January 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Pensionohet Prof. Dr. Merxhan Avdyli pas një

8 January 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka” organizoi një takim për të nderuar pensionimin e Dekanit të

Marketing

Universiteti Publik “Kadri Zeka” – Gjilan: Urimi

31 December 2025

Urimi i Rektorit Artan Dërmaku për Vitin e Ri 2026 Të dashur studentë, profesorë,

Kulturë Letërsi Librari

Në UKZ u përurua libri “Novobërda, të

31 December 2025

Në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, dje u

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.