Sunday 8 February 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Ernest Muçi sërish protagonist te Trabzonspor, shënon dhe asiston në fitoren ndaj Samsunspor

Distria Krasniqi në finale të Parisit, siguron medalje

Drita triumfon në javën e parë pranverore, në udhëtim te Ferizaj

Ndërroi jetë veterani i arsimit, Salih Hasani

Prezantohet raporti vjetor i punës së Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan për vitin 2025

‘Çmendet’ interneti, pas reagimit të Vedat Muriqit ndaj Barcelonës – “Ti je legjendë” i thonë

Osmani: Flamuri i Kosovës u valëvit me krenari në hapjen madhështore të Lojërave Olimpike Dimërore

Kllokot: Falsifikimi i rezultatit zgjedhor, 14 persona intervistohen në Kllokot

Aksidenti i rëndë në Prishtinë, polica: Shoferi humbi drejtimin, u përplas me 8 vetura të

Aksident trafiku në rrugën Gjilan–Kamenicë, shoferi humb kontrollin dhe përfundon jashtë rrugës

 Presidentja Osmani u prit në Selinë e Shenjtë nga Papë Françesku
Lajme

Presidentja Osmani u prit në Selinë e Shenjtë nga Papë Françesku

23 January 2023 0 Comment 3 min read

AA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u prit në audiencë nga Ati i Shenjtë, Papë Françesku. Në këtë takim të ngrohtë, Presidentja Osmani e falënderoi Papë Françeskun për kujdesin e vazhdueshëm të cilin Selia e Shenjtë dhe vetë Ati i Shenjtë kanë treguar ndaj Kosovës.

“Kam ardhur këtu për t’jua shprehur mirënjohjen e popullit të Kosovës për kujdesin që keni treguar ndaj vendit tim, duke i ndenjur afër vazhdimisht”, tha Presidentja Osmani.

Presidentja Osmani e njoftoi Papë Françeskun mbi orientimin e Kosovës si pjesë e qytetërimit të hershëm evropian dhe vizionin e vendit për integrim në strukturat euroatlantike.

“Njohja e sakrificës qëndron në themel të besimit për të ardhmen”, tha Presidentja. “Populli i Kosovës është ringritur mbi hirin e kësaj sakrifice të shumë brezave dhe përpjekjeve të tyre për liri. Tani Kosova po e ndërton sigurt të ardhmen e saj, brenda familjes së gjerë të popujve të lirë. Njohja e Kosovës nga Selia e Shenjtë ndikon në fuqizimin e mëtejmë të shtetësisë sonë dhe për integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike. Synimi i Kosovës për njohje nga Vatikani kontribuon në thellimin dhe avancimin e mëtejmë të raporteve tona shekullore si dhe në rrugën evropiane të vendit tonë”, tha Presidentja Osmani.

Presidentja Osmani e falënderoi Papë Françeskun për vendimin e tij të vitit 2018 për ta ngritur Administratën Apostolike të Kosovës në nivel të Dioqezës.

“Në pesë vjetorin e vendimit tuaj për avancimin e statusit të Administratës Apostolike në Kosovë, duke e ngritur atë në nivel të dioqezës, jam shumë e lumtur që mund t’ju falënderoj personalisht për kujdesin dhe t’ju siguroj se vlerat tona të përbashkëta, mbi të cilat janë krijuar historikisht raportet tona do të vazhdojnë të mbeten themel i fuqishëm i lidhjes sonë, të cilën ne synojmë ta thellojmë më tej”, tha Presidentja Osmani. Po sot, Presidentja Osmani do të pritet edhe nga sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Parolin. 

Share This:

Tags: PAPA Vatikani Vjosa Osmani
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Ernest Muçi sërish protagonist te Trabzonspor, shënon

7 February 2026
Lajme

Distria Krasniqi në finale të Parisit, siguron

7 February 2026
Futboll

Drita triumfon në javën e parë pranverore,

7 February 2026
Lajme

Ndërroi jetë veterani i arsimit, Salih Hasani

7 February 2026
RELATED Stories for you
Lajme Librari Opinione

Osmani thotë se do ta nominonte Trumpin

6 February 2026

Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se presidenti amerikan Donald Trump e meriton Çmimin Nobel

Kuriozitete Lajme Opinione

Presidenca paralajmëron ndjekje ligjore në Gjermani ndaj

4 February 2026

Presidenca e Kosovës ka reaguar ndaj raportimit të gazetës gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, me

Ciceroni Ekonomi Lajme Natyra

Osmani në Davos me ftesë të Trump

22 January 2026

Presidentja Vjosa Osmani ka arritur në Davos për ceremoninë e themelimit të Bordit të

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.