Presidentja Osmani shkon në SHBA për sesionin e Asamblesë së OKB-së, priten takime me liderë botërorë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkuar në New York të SHBA-ve, për të qenë pjesëmarrëse në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 79-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.
Në lidhje me këtë, Presidenca e Kosovës ka lëshuar një njoftim, ku thuhet se Osmani atje do të zhvillojë takime edhe me liderë botëror e organizata ndërkombëtare.
Përgjatë kësaj vizite, presidentja Osmani në takime me homologët e saj do të diskutojë për zhvillimet e fundit në Kosovë, përkushtimin e Kosovës për ta forcuar pozitën ndërkombëtare të saj, si dhe thellimin e raporteve me shtete të tjera.
Presidenca po ashtu njofton se Osmani do të marrë pjesë edhe në aktivitete e diskutime të shumta të organizuara nga shtetet aleate.
Burimi i lajmit: Gazeta Sinjali