Presidentja Osmani merr pjesë në ceremoninë inauguruese të presidentit të Malit të Zi, Jakov Milatoviç
Presidentja Osmani ka marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të përurimit inaugurues të presidentit të ri të Malit të Zi, Milatoviç.
Ajo është shprehur optimiste se gjatë mandatit të tij në krye të presidencës, Milatoviç do t’i kontribuoj thellimit të bashkëpunimit të ndërsjellë mes dy vendeve, në funksion të ‘itinerarit’ të përbashkët drejt anëtarsimit në BE.
“Sot në ceremoninë inauguruese, e përgëzova Presidentin e ri të Malit të Zi, z. Jakov Milatović për detyrën, me besimin se përgjatë mandatit të tij marrëdhëniet tona ndërshtetërore do të thellohen edhe më tej. Këto marrëdhënie janë ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta demokratike, besimin e ndërsjellë dhe rrugëtimin e përbashkët euroatlantik”, ka thënë Osmani.