Monday 23 March 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Arabia Saudite dëbon atasheun ushtarak të Iranit

Derbi i zjarrtë i qytetit i takon liderit pas një beteje të fortë në fushë

Play-off i Botërorit 2026/ Trajneri Silvinjo: Jam i bindur që me lojtarët që kemi mund

Gjilani bashkohet për Sindromën Down: Mesazhe për gjithëpërfshirje, barazi dhe mbështetje institucionale

Murici pret penalltinë e Locatellit, Sassuolo merr një pikë nga Juventusi i Zhegrovës

Muriqi humb penalltinë, Mallorca humb ndeshjen

Prishtina vendos derbin me një gol, Ferizaj bën hap të madh drejt mbijetesës

Superliga rikthehet me duele të forta, sot në fokus përballja në kryeqytet

Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran

United shpëton një pikë në fund, pas një ndeshjeje me kthesa ndaj Bournemouth

 Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, u shpall sot “Qytetar Nderi” i Gjilanit.
Lajme

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, u shpall sot “Qytetar Nderi” i Gjilanit.

10 April 2025 0 Comment 6 min read

AA

Gjatë ceremonisë së posaçme të zhvilluar në Asamblenë Komunale, ku krahas anëtarëve ishin të pranishëm Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, dhe Kreu i Kuvendit Komunal, Kushtrim Kadriu, Presidenti i Republikës shprehu mirënjohje për këtë nderim.

Në fjalimin përshëndetës të marrjes së titullit, Presidenti Begaj deklaroi se e pranon me përulësi të jetë Nderi i Gjilanit, një qytet i traditës, historisë, sakrificës dhe qëndresës.


“Ky titull, – vlerësoi Presidenti i Republikës, – u përket të gjithë shqiptarëve, që në momentet më të vështira të historisë së Kosovës qëndruan pranë dhe krah jush, si pjesë e pandashme e një trungu të përbashkët.


Ndërsa kujtoi figurat historike të Gjilanit, si: Idriz Seferi, Kadri Zeka, Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Agim Ramadani, Rrahim Beqiri, atdhetarë që me përpjekjet e tyre luftuan për liri, Presidenti Begaj theksoi: “Sot ky qytet, me sa pashë kur po vija, është i mbushur me jetë, me shpresë dhe me të rinj të gatshëm për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe që e dinë shumë se sa sakrifica u deshën për liri dhe kjo liri nuk është çuar dëm

Kreu i Shtetit u zotua se, ashtu siç ka ndodhur përgjatë gjithë historisë, Shqipëria ka qenë pranë Kosovës dhe do të jetë gjithmonë dhe se së bashku duhet ta shohin të ardhmen në një rrugëtim drejt integrimit evropian:
“Ne do të qëndrojmë pranë njëri- tjetrit kurdoherë edhe në kohë paqeje, sepse paqja, që të mbrohet, kërkon diçka edhe më të vështirë: mendje të mençura, vizion të qartë dhe guxim për të ndërtuar një të ardhme, një të ardhme më të begatë për kombin tonë. Sot, kemi një mundësi që shumë breza përpara nesh nuk e kishin ëndërruan dhe nuk e patën. Dy shtete, një komb, një gjuhë, një gjak. Është ADN-ja jonë. Ky është një privilegj shumë i madh, por është edhe një përgjegjësi jashtëzakonisht e madhe”.
Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit mes shqiptarëve në të dyja anët e kufirit dhe institucioneve përkatëse për të ndërtuar një ekonomi të bashkuar, për të ndarë eksperiencat më të mira dhe për t’u ngritur bashkë si shqiptarë.

“Duhet të dimë ta përdorim këtë mundësi, – u shpreh Presidenti i Republikës, – ta përdorim këtë mundësi për të forcuar njëri-tjetrin, për të ndërtuar një ekonomi të bashkuar, për të ndarë së bashku eksperiencat më të mira dhe patjetër për t’u ngritur bashkë si shqiptarë. Këtë mundësi duhet ta kthejmë në bashkëpunim konkret, bashkëpunim në ekonomi, bashkëpunim në arsim, bashkëpunim në diplomaci, në një treg të përbashkët, në politika të përbashkëta që ndihmojnë qytetarët tanë të zhvillohen e të jetojnë më mirë”.
Gjatë qëndrimit në Gjilan, Presidenti i Republikës zhvilloi një takim me drejtuesit lokalë, përfaqësues të të gjitha partive politike në Asamblenë e këtij qyteti.
Presidenti i Republikës kreu homazhe dhe mbajti një minutë heshtje edhe në Varrezat e Dëshmorëve të qytetit i shoqëruar nga familjet dhe shoqatat e të rënëve për liri

Share This:

Tags: Bajram Begaj
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Arabia Saudite dëbon atasheun ushtarak të Iranit

22 March 2026
Futboll

Derbi i zjarrtë i qytetit i takon

22 March 2026
Uncategorised

Komuna e Kamenicës shënon Ditën Ndërkombëtare të

22 March 2026
Futboll

Play-off i Botërorit 2026/ Trajneri Silvinjo: Jam

22 March 2026
RELATED Stories for you
Kuriozitete Lajme

Begaj takohet me Mbretin Abdullah II, rikonfirmohet

23 February 2026

Presidenti i Shqipërisë, SH. T, Z. Bajram Begaj, ka takuar Mbretin Abdullah II të

Lajme

Dita e Gjuhës Amtare, Begaj: Ta ruajmë

21 February 2026

Në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përcjellë një

Lajme

18-vjetori i Pavarësisë, Begaj: Kosova është më

17 February 2026

Presidenti, Bajram Begaj përmes një postimi në “Facebook” ka uruar Pavarësinë e Kosovës. Begaj

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.