Friday 25 July 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Fillojnë aktivitetet “Ditët e Mërgatës” -“Rrënjë dhe krahë”,

Mediat zvicerane raportojnë për mërgimtarin që tejkaloi rrezikshëm trotuarin në Gjilan

Njoftim për fotografim/regjistrim për ID kartelë për studentët e nivelit Bachelor të pranuar në vitin

Ambasadori britanik: Politikanët kosovarë të gjejnë zgjidhje para se të skadojë afati nesër

Orav: Kosovës i duhet një qeveri e re që do ta ndërtojë një urë të

Trump i jep lamtumirën Hulk Hoganit me një foto të veçantë

Përpjekja finale për konstituim, ambasadorët e huaj arrijnë në Kuvend

Tejkalim i rrezikshëm përmes trotuar – ndaj kundërvajtësit shqiptohet gjobë dhe njoftohen autoritetet zvicerane

Ish-zyrtari amerikan Hyland: Konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë do të bëhen

Si të mbroheni nga vala e nxehtësisë:

 Presidenti Begaj në Berat: Kuvendi i Sinjës, ngjarja historike që na thërret të jemi të bashkuar për të ardhmen
Lajme

Presidenti Begaj në Berat: Kuvendi i Sinjës, ngjarja historike që na thërret të jemi të bashkuar për të ardhmen

24 July 2025 0 Comment 4 min read

AA

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, ishte sot në qytetin e Beratit për të përkujtuar 113-vjetorin e Kuvendit të Sinjës, një nga ngjarjet më të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare, që parapriu shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.

Kreu i Shtetit u prit nga kryetari në detyrë i Bashkisë Berat, z. Ervin Ceca, me të cilin diskutoi mbi projektet dhe iniciativat lokale.

Në shoqërinë e autoriteteve vendore, deputetëve, përfaqësuesve të komuniteteve fetare dhe të shoqërisë civile, Presidenti vendosi një kurorë në monumentin kushtuar Kuvendit dhe vizitoi muzeun përkujtimor.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Presidenti Begaj theksoi se Kuvendi i Sinjës ishte një akt guximi dhe bashkimi, ku shqiptarët vendosën të lënë mënjanë ndasitë fetare, krahinore apo personale për të vënë përpara një interes madhor: shpëtimin e Shqipërisë.

“Kuvendi i Sinjës ishte parathënia e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Ishte një shprehje e fuqishme e unitetit dhe harmonisë kombëtare. Këtu u vendos që përballë kërcënimit nuk do të kishte më ndasi, as fetare, as krahinore, as personale, por vetëm një interes madhor, interesi i shpëtimit dhe mbijetesës së Shqipërisë,” – u shpreh Presidenti Begaj.

Duke e cilësuar historinë si “jo thjesht kujtim, por pasqyrë”, Kreu i Shtetit u ndal në domosdoshmërinë e unitetit kombëtar në sfidat e sotme, si: siguria, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e identitetit.

“Në një botë që ndryshon me ritme të vrullshme, ku sfidat janë të shumta, nga siguria, te zhvillimi ekonomik e teknologjik dhe ruajtja e identitetit kombëtar, na duhet më shumë se kurrë fryma e Kuvendit të Sinjës: fryma e bashkimit, e besimit te njëri-tjetri dhe përgjegjësia e përbashkët,” – theksoi Presidenti i Republikës.

Në një mesazh drejtuar të rinjve, Presidenti Begaj nënvizoi se historia shqiptare nuk është histori viktimash, por e qëndresës dhe e ringritjes, duke u bërë thirrje brezave të punojnë për një Shqipëri më të drejtë, më të bashkuar e më të denjë: “Të mos harrojmë se ashtu si në Sinjë, çdo brez ka kuvendin e vet dhe çdo brez duhet të dijë të bëjë zgjedhjen e duhur. Nëse gjeneratat e kaluara dhanë gjithçka për lirinë, ne duhet të japim gjithçka për dinjitetin, për mirëqenien, për zhvillimin e këtij vendi që e duam kaq shumë”, – përfundoi fjalën e tij Kreu i Shtetit.

Ceremonia përkujtuese e Kuvendit të Sinjës u mbyll me thirrjen e Presidentit për më shumë ndershmëri, bashkim dhe frymëzim nga vlerat e Rilindjes Kombëtare.
Presidenti vizitoi edhe muzeun e Sinjës, ndërsa ftoi autoritetet vendore të shtojnë vëmendjen e edukimit të rinisë me historinë nëpërmjet vizitave në muzeume.

Share This:

Tags: Begaj
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Fillojnë aktivitetet “Ditët e Mërgatës” -“Rrënjë dhe

25 July 2025
Lajme

Mediat zvicerane raportojnë për mërgimtarin që tejkaloi

25 July 2025
Kulturë

Shkruan: Timo Merkuri – Ngjyrat e poezitë

25 July 2025
Marketing

Drejtoria e Adminitratës Publike – Prezanton: Kalendarin

25 July 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Begaj nga Shkupi: Integrimi i rajonit në

11 September 2023

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili po merr pjesë në Procesin e Brdo

Lajme

Ish-Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, takohet në

17 April 2023

Në një postim/njoftim në rrjete sociale, ish-Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, ka njoftuar se

Lajme

Presidenti Begaj pritet me ceremoni shtetërore nga

16 February 2023

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka filluar vizitën zyrtare në Kosovë, me rastin e

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.