Policia Rajonoale – Gjilan: KOMUNIKATË PËR MEDIA – Fushatë vetëdijësuese për siguri në trafik
Gjilan, 26 gusht 2024 – Njësite Policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan në kuadër të angazhimeve për ngritje të sigurisë në rrugë, me qëllim për të kontribuar në uljen e aksidenteve të trafikut, mbrojtjes jetën e çdo pjesëmarrësi në trafik dhe thirrjes për respektim të rregullave të trafikut nga të gjithë ngasësit, ka filluar me fushatë vetëdijësuese dhe shpërndarjen e fletëpalosjeve të bazuara në ligjin për rregullat në trafikun rrugor.
Në përputhje me ligjin për rregullat në trafikun rrugor, ua kujtojmë të gjithë shoferëve të mjeteve me veprim motorik se gjatë kohës së drejtimit i ndalohet mbajtja e telefonit të dorës dhe pajisjeve të tjera të cilat do ta zvogëlonin mundësinë e reagimit dhe drejtimit të sigurt të mjetit.
Ne besojmë se me bashkëpunimin e të gjithëve, mund të shmangim aksidentet e trafikut rrugor, me theks të veçantë të atyre me fatalitet dhe të sigurojmë një mjedis të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.