
Policia Rajonale Gjilan: Aktivitete javore në trafikun rrugor
Gjilan, 13 qershor 2025 – Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 06.06.2025 – 12. 06. 2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e pesëqind e shtatëdhjetë (1570) gjoba.

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
Hetim i njëzet e dy (22) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
Hetim i dhjetë (10) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për njëzet e nëntë (29) ngasës.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, uleni shpejtësinë, mos përdorini telefonin, vendosni rripin e sigurimit, keni kujdes ndaj këmbësorëve, këmbësorë përdorni vijat e bardha për kalimin e rrugës, mos e neglizhoni sinjalistikën rrugore dhe semaforët.
Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët.
Ndihmoni në uljen e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës!
