Friday 3 October 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Në UKZ u përurua Laboratori i Shkencave Sociale – investim i Telkos

Elon Musk, i pari në botë me pasuri mbi 500 miliardë dollarë

UKZ ka mirëpritur studentët me rastin e fillimit të Vitit Akademik 2025/2026

Ja cilat do të jenë 3 pojektet kryesore të Pogragjës, në Qeverisjen e Arbër Ismajlit

Mbyllja e qeverisë amerikane, Ambasada e ShBA’së në Kosovë del me njoftim sa i përket

QKMF-ja, bëhet me ultrazë modern dhe pajisje mjekësore

Alban Hyseni: Po shtrëngojmë shumë duar, sepse kemi punuar me nder e dinjitet

UKZ mirëpret delegacionin e PH Zug

Trump prezantoi planin për Gazën, reagon Erdogan

Alban Hyseni: “Për 4 vjet, kemi investuar mbi 1.5 milionë euro në rrjetin e ujësjellësit

 Policia parandalon dy raste kontrabande me mallra në kufi – Në Lisockë të Kamenicës sekuestron 1500 kg speca
Lajme

Policia parandalon dy raste kontrabande me mallra në kufi – Në Lisockë të Kamenicës sekuestron 1500 kg speca

18 August 2025 0 Comment 4 min read

AA

Policia e Kosovës ka parandaluar kontrabandimin me mallra në dy raste të ndara.

Njëri nga rastet ka ndodhur në zonën kufitare mes RMV-RKS, ku një automjet i dyshuar me targa vendore po transportonte mall të kontrabanduar, ku njësitet e angazhuara policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe si rezultat automjeti i dyshuar është ndaluar.

Rasti tjetër ka ndodhur në fshatin Lisock-Kamenicë, ku është ndaluar një automjet i dyshuar me targa vendore.

Komunikata:

Policia e Kosovës në dy raste të ndara ka parandaluar kontrabandimin me mallra
Rasti 1.

Policia e Kosovës, respektivisht njësitë policore kufitare, në dy raste të ndara kanë arritur që ta bëjnë parandalimin e kontrabandimit me mallra, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve taktike dhe operacionale përgjatë zonave kufitare.

Me datën 17.08.2025 Njësia e Taskforcës – Lindje, e përbërë nga Policia dhe Dogana e Kosovës, ka trajtuar informacionet se rreth zonës kufitare ndërmjet RMV–RKS një automjet i dyshuar me targa vendore po transportonte mall të kontrabanduar, ku njësitet e angazhuara policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe si rezultat automjeti i dyshuar është ndaluar.

Gjatë kontrollit të automjetit pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, është hasur sasi e mallrave si: tekstil, pajisje elektronike, veshmbathje sportive, bizhuteri etj., të cilat ishin transportuar në mënyrë të kundërligjshme nga RMV në drejtim të Kosovës dhe të cilat nuk kishin dokumentacion përkatës.

Lidhur me rastin personi i dyshuar, së bashku me automjetin dhe mallrat janë shoqëruar në terminalin doganor përkatës, vlera e përgjithshme e të cilave vlerësohet mbi 2,000 (dy mijë) euro, të cilat janë sekuestruar dhe rasti është duke u trajtuar nga njësitet kompetente të Doganës së Kosovës.

Rasti 2.

Me datën 17.08.2025 njësitet policore nga DRPK-Lindje SPMK–Muqivërcë, pas sigurimit të informatave operative rreth dyshimeve për kontrabandë, nga territori i Republikës së Serbisë në drejtim të Republikës së Kosovës, kanë ndërmarrë veprime taktike, me ç’rast njësitë policore kanë ndaluar tentativën për kontrabandë të automjetit të dyshuar me targa vendore në fshatin Lisock- Kamenicë.

Gjatë kontrollit të automjetit është gjetur sasi e specave prej 1500 kg, për të cilat i dyshuari nuk posedonte dokumentacion përkatës.

Lidhur me rastin pas konsultimit me prokurorin kujdestar, është iniciuar rasti, ndërsa malli i konfiskuar është dorëzuar në Doganën e Kosovës.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha formave të kriminalitetit, veçanërisht kontrabandës.

Share This:

Tags: Policia
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Drita e nis me barazim aventurën evropiane

2 October 2025
Futboll

Mbyllet pjesa e parë! Drita shkon në

2 October 2025
Lajme

Në UKZ u përurua Laboratori i Shkencave

2 October 2025
Lajme

Elon Musk, i pari në botë me

2 October 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Një i vdekur dhe një i lënduar

26 September 2025

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në Qungur të Pejës. Policia ka konfirmuar

Lajme

Aktakuzë për spiunazh ndaj kosovarit të ISIS-it:

11 September 2025

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Hysri Selimit, i dyshuar për veprën

Lajme

Policia e Kosovës shënon 26-vjetorin e themelimit

7 September 2025

Më 6 shtator 2025, në Prishtinë, Policia e Kosovës shënoi 26-vjetorin e themelimit përmes

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.